Në përputhje me Dekleratën e misionit, dhe në mbështetje të legjislacionit mjedisor vendor, Qendra Rajonale e Mjedisit REC Zyra në Kosovë e sheh si të domosdoshme përfshirjen e publikut në vendimarrjen mjedisore qoftë në nivelin qendror edhe atë lokal.
Në këtë frymë, në kuadër të projektit për hartimin e Planit Lokal për Veprim në Mjedis (PLVM) për Komunën tuaj, duke u mbështetur edhe në Metodologjinë e pranuar nga partnerët, REC Zyra në Kosovë ka ndërrmarrë hulumtimin e opinionit publik të qytetarëve të komunës suaj, çka konkretisht qytetarët shohin si problem kryesor dhe cka propozojnë për zgjidhje.