Në lidhje me zbatimin e këtij studimi në zonën urbane të Istogut janë intervistuar 500 të anketuar ku 95% e tyre ishin shqiptarë dhe 5% pakicë. Kjo shpërndarje e kampionit u nda më tej sipas aspektit gjinor: 51% meshkuj dhe 49% femra, ndarje e barabartë sipas të dhënave të regjistrimit të bërë gjatë pranverës 2011 : 10% e të anketuarve përbëjnë grupmoshën nën 18 vjeç; 20% nga grupmosha 18-25 vjeç; 43% nga grupmoshat 25 deri në 50 vjeç; 20% nga grupmoshat 50 deri në 65 vjeç; dhe 7% nga grupmosha mbi 65 vjeç. Kjo ndarje e grupmoshave u bazua në numrin e të anketuarve që përbëjnë këtë grupmoshë dhe reflektimin e tyre në lidhje me jetën shoqërore, politike dhe ekonomike, dhe ndikimin dhe reflektimin që ata mund të kenë në të ardhmen e afërt.