Qendra Regjionale e Mjedisit zyra në Kosovë (REC), për të realizuar këtë hulumtim në teren ka angazhuar organizatat joqeveritare mjedisore të cilat veprojnë në komunat e përzgjedhura për hartimin e PLVMsë. Roli i organizatave të angazhuara ka qenë që të intervistojnë respodentët, t’i bartin të dhënat e hulumtimit tek koordinatori i hulumtimit, si dhe të informojnë të intervistuarit shkurtimisht në lidhje me PLVMnë.