Hulumtimi në terren është realizuar nga organizatat joqeveritare mjedisore të cilat veprojnë në komunat e përzgjedhura për hartimin e PLVMsë. Gjatë hulumtimit në teren anëtarët e organizatave joqeveritare përpos që kanë intervistuar respodentët në bazë të shpërndarjes së mostrës, ata edhe i kanë informuar qytetarët për rëndësinë e PLVMsë, dhe mundësinë e dhënies së kontributit të tyre në hartimin e PLVMsë. Për këtë arsye, realizimi i hulumtimit në teren, ka rezultuar me informim të drejtpërdrejtë prej më tepër se 11.000 respodentëve të përzgjedhur (qytetarëve të intervistuar) për të marrë pjesë në hulumtim. Të dhënat e mbledhura në teren, më pas janë proceduar në programin kompjuterik SPSS, i cili është program i specializuar për nxjerrjen rezultateve nga hulumtimet kuantitative sociale.