Udhëzuesi jep udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e Planeve Zhvillimore Komunale (PZHK-të) nën prizmën e Ligjit të ri për Planifikimin Hapësinor. Udhëzuesi është hartuar si një orientim për komunat e Kosovës, bazuar në mbështetjen dhe përvojën e MuSPP-it me komunat partnere dhe në kontekstin e tyre specifik. Dokumenti paraqet në detaje metodologjinë për hartimin e PZHK-ve në Kosovë, dhe një numër rekomandimesh dhe idesh se si PZHK-të duhet të reflektojnë në gjithë sektorët dhe çështjet reciproke. PZHK-të janë dokumente esenciale për planifikimin e zhvillimit dhe menaxhimit të ardhshëm të territorit të Kosovës. Si të tilla, këtu jepen udhëzime shtesë që janë të nevojshme për hartimin e të gjitha fazave të PZHK-së, duke përfshirë zbatimin, monitorimin & vlerësimin.