Ky udhëzues rezulton nga përvoja e MuSPP-it në mbështetjen e proceseve të planifikimit hapësinor dhe mjedisor në Kosovë. Ai ka për qëllim të ndihmojë qeverinë qendrore dhe lokale duke ofruar rekomandime për zbatimin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) në Kosovë, pas miratimit të Direktivës së Bashkimit Evropian për VSM 2001 në legjislacionin e Kosovës, dhe në veçanti në lidhje me proceset e planifikimit hapësinor. Ky udhëzim është hartuar në mënyrë që ti inkurajojë shfrytëzuesit të marrin në konsideratë ndikimet mjedisore të planeve dhe programeve në kontekste të veçanta të planifikimit hapësinor. Gjetjet nga proceset e para të VSM-ve në Kosovë kanë vendosur bazën për udhëzimet që ofrojnë mësime të rëndësishme për komunitete të tjera, si në Kosovë ashtu dhe në rajonin e Ballkanit, pasi ato konsiderojnë opsione të ndryshme për planifikimin e mjedisit dhe të zhvillimit të integruar. Më tej në vlerësimin e planit, vlerësimi i mjedisit në kontekstin e Kosovës ofron mundësi për të rritur vëmendjen ndaj mjedisit në planifikim. Ai gjithashtu përfshin një sërë masash për monitorimin dhe zbutjen e pasojave, për t’u zhvilluar më tej nga ana e komunave gjatë zbatimit të planeve të tyre të zhvillimit lokal, si pjesë e një qasjeje të integruar për planifikim efektiv të zhvillimit të qëndrueshëm. Për ta mbështetur këtë udhëzues, shembujt e mëposhtëm për VSM gjithashtu janë përfshirë: Raporti i VSM-së për PZHK-në e Mamushës Raporti i VSM-së për PZHK-në e Parteshit Raporti i VSM-së për PZHK-në e Prizrenit