Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë faza 2

Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë faza 2 (2008 - 2011) MuSPP2

Faza e 2 eProgramit të Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP2) u fokusua në bashkëpunim me palët e interesit për të pasqyruar qëndrueshmëri në qasjen e ciklit të planifikimit duke përfshirë integrimin e vendbanimet informale dhe nën planet si konservimi i trashëgimisë kulturore dhe rritjen e politikave dhe instrumenteve të planifikimit. Një prej qëllimeve kryesore ishte bashkëpunimi me palët e interesit për të dizajnuar dhe implementuar projekte, projekti gjithashtu shikoi mundësitë e replikimit dhe rritjes së eksperiencave të proceseve të planifikimit në komunat e Kosovës.

Projekti i MuSPP2 është financuar nga Qeveria Suedeze përmes Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, Sida dhe implementuar nga UN-Habitat në Kosovë, me mbështetje të Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor. MuSPP 2 mbështeti komuna të ndryshme partnere: Mitrovice/Mitrovica, Peje/Pec, Prizren, Gjilan/Gnjilane, Ferizaj/Urosevac, Junik, Hani i Elezit/ Elez Han, si bashkëpunëtorë kyq. Disa aktivitete janë mbajtur me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës.

MuSPP2 synoi që të siguroj konsolidim të aktiviteteve të planifikimit të kryera gjatë MuSPP1. Në linjë me këtë programi forcoi kapacitetet e autoriteteve lokale dhe shërbyesve të tyre profesional për implementimin e planeve zhvillimore urbane dhe komunale nën MuSPP1, ndihmoi në politikat e fokusuara në përmirësimin e kushteve të jetës dhe sigurimin e zotësisë së grupeve të cënueshme që jetojnë në vendbanime joformale përmes përpjekjeve të konsoliduara me nivelin qendror, lokal dhe strukturave të komunitetit. MuSPP2 menagjoi një involvim më direkt të organizatave të shoqërisë civile në implementimin e programit përmes sistemit të marrëveshjeve të bashkëpunimit. Bazuar në mësimet e marra nga eksperiencat e mëhershme, shpërndarja e këshillave teknike dhe mbështetja është bërë përmes qasjes në bazë të projekteve me orientim të fortë në dhënie të rezultateve.

Partnerët mbështetës: Qeveria Suedeze

Ju lutem gjeni MuSPP Toolbox këtu