Programi mbi zhvillimin e planifikimit dhe qeverisjes, GDPP ishte financuar nga Qeveria Holandeze dhe ka filluar në 2003 dhe përfundoi në vitin 2005. Objektivat e këtij programi ishin përqendruar në ndihmë të vazhdueshme për të forcuar më tej të tre nivelet e planifikimit hapësinor në Kosovë duke pasqyruar lidhjet siç kërkohet me Ligjin për Planifikim Hapësinor. Ky program përfshiu ndërtimin e kapaciteteve në mënyrë më intensive në nivelin komunal dhe qendror për trajtimin e planifikimit hapësinor në një mënyrë gjithëpërfshirëse. Qëllimi ishte për të konsoliduar qasjet e reja në planifikim, politikat dhe legjislacionin duke i bërë ata më gjithëpërfshirës dhe në përputhje me vendet në rajon dhe në pjesët e tjera të Evropës.
Partnerët mbështetës: Qeveria e Holandës