Që nga viti 2006, komuna të ndryshme në Kosovë janë mbështetur në fushën e planifikimit urban dhe hapësinor nga programet për mbështetjen e komunave në planifikim hapësinor (MuSPP) të financuara nga Sida dhe inmpleemntuar nga UN-HABITAT-i.
Në fazën e saj të parë, nga 2006-2008 Programi u fokusua në asistencën në punë dhe në dhënien e këshillave për drejtoritë komunale të planifikimit në qeveritë lokale si dhe pjesëmarrjen e shoqërisë civile në hartimin e Planeve Zhvillimore Komunale dhe Urbane. Faza e dytë e Programit u zhvendos në mbështetjen direkte të komunave në hartimin e planeve urbane/komunale dhe projekteve të dizajnit urban me angazhim të plotë të stafit të MuSPP-it dhe atij komunal.