Komuna e Hanit të Elezit gjendet në juglindje të Kosovës, afër kufirit me Maqedoninë dhe rreth 72 km nga Prishtina. Territori i kësaj komune, dikur i njohur me emrin Sar, ka qenë i banuar qysh herët, që prej kohës së Romakeve. Këtë e vërtetojnë zbulimet e materialeve të ndryshme arkeologjike, siç është mbishkrimi në gjuhë latine i një perandori romak. Zbulimet e materialeve të vjetra në afërsi të rrugëve që e lidhnin dikur rajonin me Scupi-n (Shkupin e sotëm), mbështesin idenë se në këtë rajon ka ekzistuar një vendbanimi Ilir. Kjo argumentohet me gjetjen e materialeve arkeologjike të kalasë (castela).