Shtatë demo-projekte janë përzgjedhur në komunat partnere të MuSPP-it. Kontributi në këtë buletin tregon se demo-projktet dhe veprimet e ardhshme në komuna janë ndërmarrë nga një mori e akterëve në të njëjtën kohë. Kjo veç se ka rezultuar me një numër të madh të projekteve dhe pjesëmarrësve të ri në zbatimin e tyre se sa është paraparë në fillim. Ne presim të nxjerrim mësimet nga iniciativat e demo-projekteve si dhe iu inkurajojmë juve gjithashtu të reflektoni në lidhje më këtë. Përfshirja e eksperiencave, mësimeve, rreziqeve si dhe kufizimet do të krijojnë një potencial të madh për të qenë strategjik në projektet për investime të mëdha kapitale si dhe arritjen e ndryshimeve të qëndrueshme.