Lajme dhe Ngjarje
Ta Bëjmë Mitrovicën më të Mirë
Nga 11-15 janar, u mbajt një punëtori kreative dhe intenzive në Shkup, IRJ të Maqedonisë, duke përfshirë përfaqësuesit e shoqërisë civile, organizatat mediatike, planerët profesionalë dhe qytetarët e Mitrovicës së Jugut dhe Veriut, si dhe anëtarët e personelit nga UN-HABITAT-i në hulumtimin e çështjeve dhe ideve për përmirësimin e mjedisit jetësor në Mitrovicë.
Kriza aktuale ekonomike dhe cilësia e dobët e jetës që përjetohet nga të dyja pjesët e qytetit (veri e jug) ishte pikë fillestare e ushtrimit të diskutimit dhe dialogut mes dy komuniteteve. Në shprehjen e brengave dhe preferencave të tyre, njerëzit nga të dyja pjesët e qytetit identifikuan çështjet e përbashkëta dhe punuan bashkë në zhvillimin e zgjidhjeve që ofrojnë përfitime për të gjithë.
Punëtoria angazhoi shoqërinë civile dhe organizatat civile në Mitrovicën e Jugut dhe Veriut. Gjithashtu, përforcoi dialogun dhe bashkëpunimin mes organizatave të shoqërisë civile dhe planerëve profesionistë nga Mitrovica e Veriut dhe Jugut.
Me anë të metodës së Multi-Vizionimit, gjitha idetë e mundshme u hulumtuan në mënyrë shumë kreative. Edhepse kjo qasje lejon vizione të ndryshme për Veriun dhe Jugut, synimi ishte diskutimi i hapur i elementeve të përbashkëta dhe konfliktuoze të vizioneve dhe ideve të elaboruara, duke dalur përfundimisht me një Deklaratë të përbashkët të Vizionit për zhvillimin e ardhshëm të Mitrovicës në afatin e shkurtë (2012) dhe atë të gjatë (2022). Ann-Sofie Nilsson (Sida/Zyra Suedeze) dhe Alastair Butchart-Livingston (Zyra Rajonale e OSBE-së në Mitrovicë) ndoqën prezentimin e rezultateve dhe shprehën shpresën e tyre që kjo iniciativë do të ketë vazhdimësi dhe zbatim të projekteve konkrete në të ardhmen e afërt.
Ekziston raporti i gjerë për punëtorinë e vizionimit (në të tri gjuhët) i cili mund të gjendet në seksionin Publikimet/publikimet e UN-HABITAT-it/ raportet.