Rreth neshë

Strategjia

Strategjitë e zvogëlimit të varfërisë urbane burojnë nga një mirëkuptim i rrethanave dhe trendeve aktuale (p.sh., urbanizimi, globalizimi, shtimi i lagjeve të varfëra dhe pabarazitë e mëdha në jetën urbane) dhe nga normat dhe parimet që i udhëheqin kndërpëgjigjet e Kombeve të Bashkuara ndaj këtyre rrethanave. Këto norma dhe parime, mes tjerash, përfshijnë zhvillimin e qëndrueshëm urban, strehimin adekuat prë të gjithë, përmirësimin e jetërave të banorëve të lagjeve të varfëra, qasja në ujë të sigurtë dhe kanalizim, përfshirja sociale, mbrojtja e mjedisit dhe të drejtat e ndryshme të njeriut. Krahas përvojës dhe mirëkuptimit vjen edhe njohja e faktit se mekanizmat e financiar urban dhe të banimit janë esencial për zvogëlimin e varfërisë dhe se mund të arrihet shumë pak pa një angazhim bashkëpunues i shprehur në partneritete.

Me këto imperative në mendje dhe me një përqëndrim më të mprehtë në varfërinë urbane dhe veçanërisht në lagjet e varfëra si manifestimi më i dukshëm i varfërisë urbane në kuadër të procesit të përgjithshëm të urbanizimit, vizioni strategjik i UN-HABITAT-it është ripërkufizuar më tej, duke i kushtuar më shumë vëmendje menaxhimit të dijes, financimit të banimit dhe vendbanimeve njerëzore dhe veçmas partneriteteve strategjike. Vizioni strategjik i zgjeruar është përparimtar dhe pragmatik, duke qenë në përputhje me normat sociale dhe parimet politike si dhe me mandatet, mundësitë dhe objektivat e partnerëve të UN-HABITAT-it.

Elementet kryesore të tij janë:

 

 Menaxhimi i dijes dhe raportimi, zgjerimi i mirëkuptimit global të zhvillimit urban, strehimit dhe varfërisë dhe përcjelljes së progresit në realizimin e Agjendës së Habitatit;

Avokimi i normave për urbanizimin e qëndrueshëm dhe zvogëlimin e varfërisë urbane, të jetësuara me anë të dy fushatave globale dhe një numri të programeve globale;

Bashkëpunimi teknik në ndërlidhjen e normave dhe qëllimeve të fushatave/programeve me veprimtaritë në terren për zvogëlimin e varfërisë urbane; 

 Financimi inovativ për urbanizimin dhe nevojat e posaçme për strehim të varfërve urban, dhe

Partneritetet strategjike për të lëvruar resurse dhe për të bashkërenduar veprimtaritë eë programeve ndërkombëtare që punojnë për qëllimet e njejta.

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Rreth neshë > Selia e UN-HABITAT-it  > Strategjia