Rreth neshë
Drejtori Ekzekutiv
Joan Clos
Ish, Kryetari i Barcelonës, Joan Clos, ka karrierë të
gjatë në Qeverinë Spanjolle si në nivelin qendror dhe në atë lokal. Në mes të
viteve 2006 dhe 2008, u emërua Ministër i Industrisë, Turizmit dhe Tregtisë, në
kabinetin e Presidentit José Luis Rodriguez Zapatero.
Eksperienca
I diplomuar në Mjekësi, me specializim në Shëndetin Publik, Joan Clos, së pari
shërbeu si Drejtor i Shëndetit Publik, në Qeverinë Komunale të Barcelonës në 1979.
Gjatë kësaj periudhe ishte nismëtar i konceptualizimit të Ligjit të Përgjithshëm
të Sistemit të Mjekësisë së Përgjithshme, që çoi në futjen e këtij ligji në
Sistemin Kombëtar të Shendetësisë Spanjolle.
Si
këshilltar, ne mes të viteve 1983 dhe 1987, Clos ishte i njohur për përmirësimin
e menagjmentit komunal dhe për inicimin e projekteve për përtëritjen urbane. Në
veçanti, ai e drejtoi rigjenerimin e Ciutat Vella-s (Distrikti i Qendrës së
Barcelonës) përmes një serie të intervenimeve të hollësishme duke përfshirë
investimet financiare dhe sociale si dhe në përforcimin e objekteve urbane.
I
emëruar si zëvendës kryetar në dy mandate, nga viti 1991, Clos e ri-organizoi
strukturën ekonomike dhe financiare të Sallës së Qytetit të Barcelonës, me qëllim
të përmbushjes së kritereve për Lojërat Olimpike. Ishte poashtu nismëtar në
krijimin e programit financiar për investimet mbas Lojërave Olimpike.
Kryetar i Barcelonës
Gjatë qëndrimit të tij si Kryetar, prej 1997 deri 2006, Joan Clos vazhdoi tutje
me implementimin e programeve investuese për qytetin e Barcelonës. Një nga
projektet më ambicioze ishte projekti për dizajnimin dhe pregatitjen e Projektit
Barcelona22@, që kishte për qëllim të renovimit të zonave teknologjike dhe
industriale të qytetit. Për këtë qëllim rreth 250 hektarë të tokës në njërën
nga zonat më të zëna të Barcelonës u riorganizua me banesa sociale, hotele dhe
zyre. Me 2004, në këtë zonë u mbajt Forumi i parë Kulturor, ku në po të njejtin
vend u mbajt edhe Forumi Botëror Urban I Kombeve të Bashkuara, i dyti me radhë.
Përveç
eksperiencës së tij në Barcelonë, Joan Clos ka eksperiencë të konsiderueshme
regjionale dhe ndërkombëtare. Ai ndihmoi në krijimin e Conzorciumit Regjional për
Transportin Publik që ka të bëjë me menagjimin dhe koordinimin e transportit
publik, duke e krijuar një sistem të tiketimit të përbashkët për 5 milionë
banorë në një zonë prej 3,500 km/2. Clos po ashtu e krijoi edhe Planin
Metropolitan për Menagjimin e Mbeturinave Urbane që çoi në mbylljen e
kolektorit të mbeturinave Garraf, duke krijuar katër zona të trajtimit të
mbeturinave të pajisura me aparatura për reciklim
Në
nivelin ndërkombëtar, me 1998, Joan Clos u emërua President i rrjetit ndërkombëtar
të qyteteve Metropolis. Në vitin 2000, ai u emërua President i Asociacionit Botëror
të Qyteteve dhe Asociacioneve Lokale, (WACLAC). Në mes të viteve 2000 dhe 2007,
ai ishte Kryetar i Komitetit Këshilldhënës për Autoritetet Lokale të Kombeve të
Bashkuara, (UNACLA). Me 2004, shërbeu si zëvendës-president i Qyteteve të Bashkuara dhe
Qeverive Lokale (UCLG). Ne mes të viteve 1997 dhe 2003, ishte anëtar i Këshillit
të Komunave dhe Regjioneve Evropiane, (CEMR).
Ministër i Industrisë
dhe Turizmit
Si ministër i Industrisë dhe Turizmit në kabinetin e Kryeministrit Zapatero, nga 2006 deri 2008, Joan Clos e
racionalizoi Tregun Iberik të Energjisë në përputhje me Politikat e Unionit
Evropian. Kjo nënkupton krijimin e marrveshjeve bilaterale në mes Spanjës dhe
Francës në përmirësimin e linjave elektrike. Gjatë kësaj kohe, përveç
iniciativave tjera, u instaluan sisteme energjetike prej 17,000 Mw të energjisë
së ripërtëritshme.
Çmimet
Gjatë mandatit si Kryetar i komunës, Joan Clos-it iu ndanë disa çmime duke përfshirë
Medaljen e Artë nga Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë për
transformimin e Barcelonës, të vitit 1999.
Bio-Shënime
Joan Clos u lind në Parets del Vallês (Barcelonë) me 29 Qershor 1949. Është i
martuar dhe ka dy fëmijë. Diplomoi në Universitetin Autonom të Barcelonës (UAB)
në drejtimin e mjeksisë. Më vonë specializoi për Shëndetin Publik dhe
Epidemiologji, në Universitetin e Edinburg-ut ( Skoci).