Publikimet

Udhezues per menaxhimin e Projekteve te Investimeve Kapitale

Abstrakti: PIK përbëjnë një fushë të rëndësishme që mbështetet nga MuSPP, dhe paraqesin asete të prekshme që rezultojnë nga proceset e planifikimit hapësinor. Veçanërisht është punuar shumë në përmirësimin e hapësirave publike. Ky udhëzues është i bazuar në mësimet e nxjerra të MuSPP-it dhe ka për qëllim të ofrojë një sërë këshillash praktike për ciklin e PIK. Identifikimi, projektimi, zbatimi dhe mirëmbajtja e PIK janë procese të ndërlikuara që përfshijnë jo vetëm stafin e komunës, por edhe komunitetin e biznesit, organizatat tjera qeveritare dhe jo-qeveritare, si dhe shoqërinë civile. Ky udhëzues hap-pas-hapi përmban të dhëna të dobishme dhe praktike mbi rolet dhe përgjegjësitë e të gjithë akterëve gjatë procesit, të mjeteve metodologjike dhe kronologjisë së detyrave, si dhe listat e hapave“prej A deri në Zh”që mundësojnë realizimin e PIK-ut. Disa raste studimi në komunat partnere të MuSPP-it ofrojnë një perspektivë shtesë në demonstrimin e suksesit të proceseve të tilla.

Viti i publikimit: dhjetor 2014

Shkarko

Shnderrimi i hapesirave ne Vende - doracak

Abstrakti: Si plotësim për Udhëzuesin për Menaxhimin e Projekteve të Investimeve Kapitale, ky doracak përshkruan veçoritë kryesore të dizajnimit të "vendeve të mira publike", duke prezentuar disa koncepte globale dhe shembuj lokalë. Ky doracak gjithsesi synon nxitjen e diskutimit, ideve, mendimit kolektiv dhe rritjen e vetëdijes tek vendimmarrësit për raportin në mes krijimit të vendeve dhe mirëmbajtjes së hapësirës. Ky doracak qartë shpjegon se çka është krijimi i vendeve, se si mbi të gjitha krijimi i vendeve ndikon në jetërat e njerëzve, dhe si mund të arrihet ai. Doracaku zhvillon disa parime dhe teknika të dizajnit dhe përmban shembuj të gjallë dhe frymëzues që dalin nga PIK të zbatuara në komunat partnere të MuSPP.

Viti i publikimit: dhjetor 2014

Shkarko

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Publikimet > PËRMBLEDHJE... > Projektet e Investimeve...