Partnerët
Qeveria Qendrore
Ministria e
Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është partneri kryesor i disa programeve të
UN-HABITAT-it të fokusuara në Planifikimin hapësinor dhe urban. Në kuadër të
Ministrisë është Instituti i Planifikimit Hapësinor i themeluar dhe trajnuar në
kuadër të Programit të Menagjimit të Planifikimit Urban dhe Programit për Qeverisje
dhe Planifikim zhvillimor, të dyja këto programe të financuara nga qeveria
holandeze.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ishte partnere në organizimin e
punëtorive dhe konferencave për vendbanimet joformale. Qeveria e Kosovës është
nënshkruese e Deklaratës së Vjenës e cila i angazhon shtetet e Evropës
Juglindore që ta zgjedhin problemin e vendbanimeve joformale deri në 2015. Fushat
e tjera të kooperimit përfshijnë edhe Zonat e mbrojtura.
Më shumë në lidhje me MMPH-në mund të gjeni në webfaqen zyrtare www.ks-gov.net/mmph