Publikimet
Plani Hapësinor i Kosovës
Abstrakti: Planifikimi hapësinor është planifikimi i hapësirës fizike e cila na rrethon: Hapësira ku janë të ndërtuara shtëpitë tonë, hapësira në zonat urbane dhe rurale, hapësira në të cilën janë vendet tona të punës, hapësirat e rrugëve, infrastrukturës dhe trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Planifikimi Hapësinor në Kosovë, edhe pse si aktivitet institucional është zhvilluar që nga periudha e pas luftës së Dytë Botërore, në praktikë nuk shquhet me ndonjë rezultat të dukshëm. Me vendosjen e Kornizës Ligjore të planifikimit hapësinor-Ligji për Planifikim Hapësinor dhe aktet nënligjore, është bërë hap i madh drejt trendeve aktuale të legjislacionit në fushën e planifikimit në Evropë.
Viti i publikimit: nëntor 2006