Rreth neshë
Sfidat
Deklarata e Mileniumit e Kombeve të Bashkuara i përmend kushtet e vështira të të varfërve urban të botës. Ajo artikulon zotimin e vendeve anëtarë prë të përmirësuar jetërat e të paktën 100 milion banorëve të agjeve të varfëra deri në vitin 2020 Synimi 11 i Qëllimit Nr.7 një detyrë e mandatuar për UN-HABITAT-in.
Sado e madhe që mund të duket shifra prej 100 milion, megjithatë, ajo paraqet vetëm 10 përqind të popullatës së varfër në mbarë botën aktualisht, e cila, nëse lihet e paknotrolluar do të shtohet tre fish, në 3 miliardë, deri në vitin 2050. Kjo sfidë është bërë edhe më e vështirë për faktin se, sipas hulumtimit të UN-HABITAT-it, popullata e varfër e botës tashmë është shtuar për 75 milion në më pak se tri vite pas Deklaratës së Mileniumit.
Meqë qytetet tona po rriten në shkallë të paparë me çka i përcaktojnë trendet sociale, politike, kulturore dhe mjedisore të botës, urbanizimi i qëndrueshëm është një prej sfidave më të mëdhaja me të cilën ballafaqohet komuniteti global në shekullin 21. Në vitin 1950, një e treta e popullatës së botës jetonte në qytete. Vetëm 50 vite më vonë, ky proporcion është rritur në gjysmën e saj dhe do të vazhdojë të rritet deri në dy të tretat, ose 6 miliardë njerëz, deri në vitin 2050.
Qytetet tani janë vendbanimi i gjysmës së njerëzimit. Ato janë qendra për shumicën e prodhimeve dhe konsumeve kombëtare procese ekonomike dhe sociale që krijojnë pasuri dhe mundësi. Por, po ashtu ato krijojnë sëmundje, krime, ndotje dhe varfëri. Në shumë qytete, kryesisht në vendet në zhvillim, banorët e varfër përbëjnë më shumë se 50 përqind të popullatës dhe kanë pak ose nuk kanë qasje në strehim, ujë dhe kanalizim. Këtu qëndron mandati i UN-HABITAT-it për të bërë ndryshime prë të mirë.