Publikimet
Udhezues per hartimin e Planeve Zhvillimore Komunale

Abstrakti: Udhëzuesi jep udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e Planeve Zhvillimore Komunale (PZHK-të) nën prizmën e Ligjit të ri për Planifikimin Hapësinor. Udhëzuesi është hartuar si një orientim për komunat e Kosovës, bazuar në mbështetjen dhe përvojën e MuSPP-it me komunat partnere dhe në kontekstin e tyre specifik. Dokumenti paraqet në detaje metodologjinë për hartimin e PZHK-ve në Kosovë, dhe një numër rekomandimesh dhe idesh se si PZHK-të duhet të reflektojnë në gjithë sektorët dhe çështjet reciproke. PZHK-të janë dokumente esenciale për planifikimin e zhvillimit dhe menaxhimit të ardhshëm të territorit të Kosovës. Si të tilla, këtu jepen udhëzime shtesë që janë të nevojshme për hartimin e të gjitha fazave të PZHK-së, duke përfshirë zbatimin, monitorimin &vlerësimin.
Viti i publikimit: dhjetor 2014
Raporti i Vleresimit te Zbatimit - Plani Zhvillimor Komunal_ Shembulli i Komunes se Junikut

Abstrakti: Raporti ofron një shembull të qasjes konvencionale drejt vlerësimit të zbatimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Metodologjia e vlerësimit është bazuar në Planin e Veprimit për zbatimin e PZHK-së, dhe është veçanërisht i shfrytëzueshëm në rastet e mungesës së raporteve të rregullta vjetore të monitorimit dhe vlerësimit, por gjithashtu mund të shfrytëzohet edhe në rastet kur raportimi i rregullt për progresin e zbatimit të PZHK-së është vënë në funksion, nga të gjitha komunat e Kosovës.
Viti i publikimit: dhjetor 2014
Udhezues per menaxhimin e zhvillimit_Shembulli i Komunes se Mamushes

Abstrakti: Udhëzuesi përmes qasjes hap-pas-hapi prezanton procedurën për lëshimin e kushteve ndërtimore, lejes ndërtimore, certifikatës së përdorimit dhe trajtimit të ndërtimeve pa leje. Udhëzuesi është hartuar për Komunën e Mamushës, por përmbajtja e dokumentit është pjesërisht e aplikueshme për komunat tjera të Kosovës. Qëllimi i udhëzuesit është të shërbejë si një dokument orientues I cili do t’iu lehtësojë punën institucioneve lokale për zbatimin e Ligjit për Ndërtim dhe Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje. Për më tepër, shikuar nga perspektiva lokale, udhëzuesi parasheh kritere të përgjithshme për zhvillimin e secilës zonë në Mamushë në përputhje me dispozitat e Planit Zhvillimor Komunal. Udhëzuesi është i përcjellur me një fletushkë, të hartuar për Komunën e Mamushës, por fokusohet tek komunitetet dhe institucionet e planifikimit në nivel lokal në gjithë Kosovën. Fletushka ka për qëllim t’i prezantojë procedurat për dorëzimin dhe shqyrtimin e kërkesave për kushte dhe leje ndërtimore, të cilat derivojnë nga Udhëzimi Administrativ nr.10/2013 për zbatimin e Ligjit për Ndërtim nr.04/L-110.
Viti i publikimit: dhjetor 2014
Broshura për aplikim dhe leshimin e lejeve ndertimore

Abstrakti: Udhëzuesi për menaxhimin e zhvillimit, është i përcjellur me një fletushkë, të hartuar për Komunën e Mamushës, por fokusohet tek komunitetet dhe institucionet e planifikimit në nivel lokal në gjithë Kosovën. Fletushka ka për qëllim t’i prezantojë procedurat për dorëzimin dhe shqyrtimin e kërkesave për kushte dhe leje ndërtimore, të cilat derivojnë nga Udhëzimi Administrativ nr.10/2013 për zbatimin e Ligjit për Ndërtim nr.04/L-110.
Viti i publikimit: dhjetor 2014