Programet

Programi I Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP)

Programi I Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP) financuar nga Qeveria e Suedisë përmes Agjensionit Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), përkrah gjashtë komunat sekondare përmes ndihmës së përditshme në punë dhe këshillim në përgatitjen e planeve komunale dhe urbane si dhe ofrimin e asistencës për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe shoqërisë civile për ta mbështetur dhe për të qenë pjesëmarrëse aktive në këtë process.

Koncepi I programit është zhvilluar përmes metodologjisë ekzistuese implementuese të UN-HABITAT-it, në bashkëpunim të ngushtë me komunat e përzgjedhura për të siguruar një pronësi të plotë të aktiviteteve të planifikuara si dhe përgjegjësisë për zbatimin e tyre me këshillimin dhe udhëzimet e UN-HABITAT-it.

Me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, fillon ndihma e përditshme në punë nëpër komuna.

 

Donator

Programi I Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP) është I financuar nga Qeveria e Suedisë përmes Agjensionit Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).

 

 

Partnerë në program

Partnerët kryesorë: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, gjashtë komunat: Ferizaji, Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Peja dhe Prizreni, në konsultim me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe Ministrinë e Pushtetit Lokal.

Kohëzgjatja

Nëntor 2005- Tetor 2007. Programi është vazhduar deri në Prill 2008.

 

“Së Bashku Bëjmë Qytete më të Mira”  

“Së Bashku Bëjmë Qytete më të Mira” është motoja e Programi I Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP), sepse vetëm duke planifikuar dhe punuar së bashku qytetet e Kosovës mund të bëhen vende më mira për jetesën e qytetarëve.

 

Aktivitetet kryesore:  

 

Aktivitetet kryesore të programit janë kryesisht të fokusuara në objektivat e poshtëshënuara:

·          Ndihmë dhe udhëzime të përditshme komunave në punë, për organet komunale të planifikimit, zyrtarët e qeverisë locale, organizatat e shoqërisë civile dhe sektorin privat, gjatë hartimit të planeve zhvillimore komunale dhe urbane

·          Përforcimin e dialogut midis komunave, si dhe mes nivelit lokal e atij qendror, me përqëndrim në politikat e planifikimit hapësinor

·          Ndërtimin e kapaciteteve midis organizatave civile dhe sektorit privat drejt pjesëmarrjes së tyre active në planifikimin përfshirës

·          Mbështetjen e planifikimit të veprimit si dhe ndihma në hartimin e pilot-projekteve të veprimit të identifikuara gjatë procesit të planifikimit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Programet > Programi I Mbështetjes...