Rreth neshë
Monitorimi
Një funksion kryesor i UN-HABITAT-it në përmbushjen e mandatit të tij është monitorimi i trendeve dhe rrethanave globale dhe vlerësimi i progresit në realizimin e Agjendës së Habitatit në nivelet ndërkombëtare, rajonale, kombëtare dhe lokale. Funksioni i monitorimit kryhet me anë të dy instrumenteve kryesore: Observatori dhe statistikat globale urbane dhe Praktikat më të mira. Duke punuar në të gjitha nivelet dhe më të gjihta palët e interesuara dhe partnerët, agjensia kontribuon në lidhjen e veprimtarive të zhvillimit të politikave dhe ndërtimit të kapaciteteve me një qasje për promovimin e politikave sociale, ekonomike dhe mjedisore kohezive dhe mbështetëse mes vete. Me kërkesë të Komisionit për vendbanimet njerëzore, agjensia e ka krijuar sistemin e monitorimit.
Sistemi i monitorimit i UN-HABITAT-it i ka tri komponenta kryesore:
Programi i statistikave i cili i mbledh rregullisht të dhënat prej vendeve dhe qyteteve anëtare
Programi i indikatorëve urban i cili i mbledh rregullisht indikatorët prej më shumë se 200 qyteteve
Programi i praktikave më të mira, i cili i ka mbledhur më shumë se 1,100 raste të praktikave më të mira në 600 qytete
Agjensia merr pjesë në përcjelljen e qëllimeve të Deklaratës së Mileniumit dukei siguruar 4 indikatorët dhe indeksin e lagjeve të varfëra në bazë të tyre për Qëllimin 7, synimi 11. Këta indikatorë janë:
· Përqindja e njerëzve me qasje në kanalizim
· Përqindja e njerëzve me qasje në ujë të sigurtë
· Përqindja e njerëzve me siguri të pronës
· Përqindja e njerëzve me banim/banesë të përhershme