Rreth neshë

Historiku

Në vitin 1978, kur është themeluar Habitat-i, pas takimit në Vankuver i njohur si Habitat I, urbanizimi dhe ndikimi i tij ishin më pak të rëndësishme në agjendën e Kombeve të Bashkuara e cila ishte krijuar gjatë tri dekadave të mëhershme, kur dy të tretat e njerëzimit ende ishin rurale.

 

Prej 1978 deri 1997, me një përkrahje të vogël dhe me mandat të shpërqëndruar, Habitat-i po luftonte pothuaj i vetëm në kuadër të organizatave multi-laterale për të parandaluar dhe për të përmirësuar problemet që ridhnin nga rritja urbane masive, veçanërisht në radhët e qyteteve të botës në zhvillim.

 

Prej 1997 deri 2002, atëherë kur gjysma e botës ishte bërë urbane, UN-HABITAT-i, i udhëhequr nga Agjenda e Habitat-it dhe Deklarata e Mileniumit, ka pësuar një rigjallërim të madh, duke shfrytëzuar përvojën e tij për të identifikuar prioritetet e reja për zhvillimin e qëndrueshëm urban dhe për të bërë korrigjimet e nevojshme të drejtimeve.

 

Në vitin 1996, Kombet e Bashkuara kanë mbajtur konferencën e dytë për qytetet, Habitat II, në Stamboll, Turqi, për t’i vlerësuar dy dekadat e progresit prej Vankuverit dhe për përcaktimin e qëllimeve të reja për mileniumin e ri. I miratuar nga 171 vende, dokumenti politik i cili doli nga ky “Samit për qytetet” është i njohur si Agjenda e Habitat-it dhe përmban mbi 100 zotime dhe 600 rekomandime.

 

Më 1 janar 2002, është fuqizuar mandati i agjensisë dhe statusi i saj është ngritur në atë të programeve të mirëfillta të sistemit të OKB-së me anë të Rezolutës A/56/206 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Rekomandimet kryesore dhe përmirësimi i agjendës janë duke u bërë tani si tufëza të strategjisë për arritjen e qëllimeve dhe synimeve për zhvillimin urban dhe banesor të Deklaratës së Mileniumit – agjenda zhvillimore e Kombeve të Bashkuara për 15 deri 20 vitet e ardhshme.

Rigjallërimi e ka vendosur UN-HABITAT-in thjeshtë në rrjedhat kryesore të agjendës së OKB-së për zvogëliomin e varfërisë me një strukturë dhe personel më efikas dhe efektiv, si dhe me programe e prioritete më relevante dhe më të përqëdruara.

 

Me anë të kësaj agjende, UN-HABITAT-i kontribuon në objektivat e përgjithshme të sistemit të OKB-së për zvogëlimin e varfërisë dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm. Partnerët e tij sillen prej qeverive dhe autoritetetve lokale deri te një ndërthurje e gjerë ndërkombëtare e organizatave joqeveritare dhe grupeve të shoqërisë civile.

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Rreth neshë > Selia e UN-HABITAT-it  > Historiku