Publikimet

PROGRAMI PËR MBËSHTETJE TË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR KOMUNAL NË KOSOVË

Abstrakti:

Viti i publikimit: dhjetor 2014

Shkarko

INTEGRIMI GJINOR NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR: NJË QASJE HAP PAS HAPI PËR KOMUNAT

Abstrakti: Udhëzuesi promovojnë qasje për integrimin gjinor në praktikën e planifikimit hapësinor në formën e një metodeje hap pas hapi për komunat. Në mënyrë fleksibile dhe jo-përshkruese, udhëzuesi përshkruan dhe ilustrojn mënyrat e ndryshme dhe fazat për të përfshirë perspektivën gjinore në proceset e planifikimit në aspektin e politikave dhe zbatimit të tyre. Udhëzuesi gjithashtu jep shembuj të rasteve studimore nga komunat e Kosovës dhe përshkruan disa nga mësimet e nxjerra, në të cilat është e bazuar përmbledhja e rekomandimeve për integrimin gjinor. Udhëzuesi demonstron praktikisht pse dhe si të përfshihen gratë dhe vajzat, si dhe burrat dhe djemtë me qëllim të rritjes së gjithëpërfshirjes , demokracisë lokale dhe transparencës, si thelbësore për hartim të politikave dhe projekteve të përgjegjshme.

Viti i publikimit: dhjetor 2014

Shkarko

SHNDËRRIMI I HAPËSIRAVE NË VENDE

Abstrakti: Ky publikim është përgatitur nga Programi për Mbështetje të Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) i zbatuar nga UN-Habitat në Kosovë dhe i financuar nga Qeveria Suedeze përmes Sida-s. Qëllimi i tij është ngritja e vetëdijes së kryetarëve të komunave, projektuesve/planerëve, urbanistëve, zhvilluesve dhe të gjithë atyre që janë të shqetësuar për zhvillimin e qytezave dhe qyteteve dhe për cilësinë dhe rëndësinë e hapësirave publike të cilat po i krijojnë. Ky publikim në veçanti mëton të hedhë dritë mbi konceptin e “krijimit të vendit” si mjet për përmirësimin e cilësisë së jetës të njerëzve që jetojnë në qytezat dhe qytetet e Kosovës dhe të sigurojë që përfitimet ndahen në mënyrë të paanshme, dhe në mënyrë të ndjeshme gjinore.

Viti i publikimit: prill 2013

Shkarko

VIZIONIMI SI MJET I PLANIFIKIMIT PJESËMARRËS

Abstrakti: Vizionimi është një vegël e fuqishme e planifikimit që bashkon palët e ndryshme të interesit, për të projektuar zhvillimin e ardhshëm. I përdorur në një shoqëri të post-konfliktit, vizionimi ka potencial për tejkalimin e konflikteve etnike dhe sociale. Ndjeshmëria ndaj nevojave specifike të burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, të aftëve dhe të paaftëve, të vendosura në një sfond të pajtimit, I shton vlerë një vizioni për një qytetin, qytezën apo lagjen. Ky botim synon të frymëzojë dhe të inkurajojnë planifikuesit lokalë, politikanët, shoqërinë civile dhe të gjitha mediat që duke përdorur vizionimin, të angazhohen në projektimin e të ardhmes së vendbanimeve njerëzore në një mënyrë bashkëpunuese.

Viti i publikimit: prill 2013

Shkarko

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Publikimet > Publikimet e Programit të... > Udhëzuesit dhe veglat nga...