Rreth neshë

UN-HABITAT-i në Kosovë

Përmbledhje

Për shumë vite me radhë në Kosovë dhe më gjerë në rajon, aktualisht prej përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999, UN-HABITAT-i e ka promovuar qeverisjen e mirë, sigurinë e pronës, zhvillimin e qëndrueshëm të vendbanimeve njerëzore dhe planifikimin hapsinor përfshirës. Intervenimet e para të UN-HABITAT-it ishin përqëndruar në krijimn e institucioneve për t’u marrë me çështjet pronësore si Drejtoria Pronësore e Banesore, Agjensia Kadastrale e Kosovës, Instituti për Planifikim Hapsinor në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifkimit Hapsinor dhe në ndërtimin e kapaciteteve për menaxhimin efikas të qeverive lokale me anë të Programit LoGo (programi i qeverisë lokale) dhe Programi për përkrahjen e komunave.

Me anë të Programit për planifikimin dhe menaxhimin urban (UPMP, 2001-2003), Programit për qeverisje dhe planifkim të zhvillimit (GDPP, 2003-2006) dhe Programit për përkrahje të komunave në planifikimin hapsinor (MuSPP, 2005-2007) është krijuar një sistemi i ri i planifikimit, i ankoruar dhe i institucionalizuar. Këto programe janë të financuara nga Qeveria e Holandës (UPMP, GDPP) dhe e nga Qeveria e Suedisë nëpërmjet Sida-s (MuSPP).

Ndërtimi i kapaciteteve të qëndrueshme për planifikimin përfshirës është një parakusht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. UN-HABITAT-i gjatë viteve të kaluara është angazhuar në disa vende të ndryshme në rajonin e Evropës jug-lindore përkitazi me këshillimin për politikat e urbanizimit dhe për bashkëpunimin teknik. Për t’i përkrahur vendet e EJL në realizimin e reformave në sferat e Zhvillimit Banesor dhe Urban dhe për t’i ndihmuar në procesin e integrimit në BE, UN-HABITAT-i, në bashkëpunim me Paktin e Stabilitetit dhe në konsultim të ngushtë me qeveritë në Ballkanin perëndimor, është duke zhvilluar një Program rajonal për ndërtimin e kapaciteteve për zhvillimin banesor dhe urban në EJL.

Konteksti

Nga përfundimi i konfliktit në 1999, Kosova është duke u ballafaquar me një lulëzim të paparë ndërtimor dhe zgjerim të zonave urbane. Qytetet nuk janë më në gjendje që të sigurojnë hapësira në kuadër të kufijve të tyre të mëparshëm për investimet e reja, gjë që çon drejt zhvillimeve urbane të paplanifikuara dhe të pakontrolluara. Vendbanimet joformale janë bërë pamje e zakonshme në hyrjet e qytetve, ndërtimet e paligjshme kanë gufuar nëpër qendrat e qyteteve, qasja në shërbime po bëhet më e vështirë dhe kualiteti jetësor po përkeqësohet. Kosova është duke ndërtuar një demokraci të re me institucione të efektshme dhe moderne. Në fushën e zhvillimit hapsinor, ajo në mënyrë progresive është duke shkuar drejt standardeve evropiane dhe parimeve ndërkombëtare për urbanizimin e qëndrueshëm dhe për qeverisjen e mire urbane. Zgjidhja e çështjeve pronësore dhe inkorporimi i vendbanimeve joformale në planet zhvillimore lokale janë një prej standardeve të cilat Kosova pritet t’i plotësojë para përcaktimit të statusit përfundimtar të saj.

Një sistem i ri planifkimi – rezultatet

Filozofi e re në planifikim dhe legjislacionin i ri

Planifikimi për një ardhmëri të qëndrueshme të Kosovës kërkon sistem të ri planifikimi dhe legjislacion të ri, institucione dhe praktika të reja. Krijimi i këtij sistemi të ri planifikimi kërkon punë në disa nivele dhe inkorporimin e aspekteve të ndryshme të planifkimit në një kornizë. Në përgjigje të kësaj, UN-HABITAT-i ka ofruar përkrahje teknike në hartimin e kornizës së re ligjore për planifikim; ndihmë në tranizicionin e pas konfliktit prej ish-sistemit të centralizuar lartë-poshtë drejt një qasjeje përfshirëse, pjesëmarrëse dhe shumë-disciplinare ndaj planifikimit. Kjo qasje e planifikimit merr parasysh nevojat e poasçme të grupeve të ndryshme sociale dhe është e përqëndruar në pjesëmarrje, transparencë dhe llogaridhënie. Puna e njëkohshme me nivelet qendrore dhe lokale, me univerzitetin dhe me organizatat e shoqërisë civile dhe krijimi i legjislacionit adekuat ka qenë qasje unike dhe gjithpërfshirëse, e cila ka rrënjosjen e këtij procesi në kuadër të këtyre institucioneve.

Fuqizimi i kapaciteteve komunale planifikuese për të zhvilluar dhe rregulluar qytetet në mënyrë përfshirëse dhe transparente

Qytetet e ngjeshura, ndërtimet e paligjshme dhe humbja e cilësisë së mjedisit jetësor, zgjerimi i zonave urbane i shkaktuar nga shpërnguljet e popullatës janë karakteristikë e shumicës së zonave urbane në Kosovë. Megjithatë, qytetet nuk ishin të përgatitura për një fluks të këtillë të popullatës dhe komunat nuk ishtin plotësisht të përgatitura për t’u përballur me detyrat e reja. Ekziston nevoja për të pasur një qasje të re në praktikat e planifikimit e ndryshme nga ato të centralizuara si më parë. Menaxhimi i sistemit të ri të planifikimit dhe vënia e tij në praktikë kërkon resurse njerëzore dhe fuqizim të kapaciteteve.

Duke e pasur këtë parasysh, UN-HABITAT-i ka organizuar trajnime intenzive për ngritje kapacitetesh me të gjithë planerët lokalë që punojnë në drejtoritë e urbanizmit dhe planifikimit në të gjitha 30 komunat e Kosovës. Planerët janë trajnuar në aplikimin e qasjes së re përfshirëse, strategjike dhe të orientuar në veprime përkitazi me planifikimin e zhvillimit komunal dhe urban në përputhje me Ligjin e ri për planifikimin hapsinor dhe në përputhje me parimet ndërkombëtare për qeverisjen e mirë urbane. Tani janë duke u modifikuar praktikat e mëparshme të planifikimit të centralizuar për t’i pasqyruar praktikat ndërkombëtare dhe standarded evropiane.

Programi aktual, Programi për përkrahjen e komunave në planifikimin hapsinor (MuSPP) është duke vazhduar për fuqizimin e kapaciteteve me anë të ndihmës së përditshme gjatë punës që përqëndrohet në planifikimin hapsinor komunal në gjashtë qytetet më të mëdha të Kosovës. Në secilën prej komunave të përzgjedhura ekzistojnë ekipet me nga një këshilltar ndërkombëtar urban dhe një planer kosovar, të cilët, të përkrahur nga ekipi mobil i ekspertëve ndërkombëtar dhe kosovar, e realizojnë këtë program të kombinuar me programet e trajnimit për ndihmën teknike dhe lehtësimin e pjesëmarrjes së publikut, si dhe përkrahjen për pilot projektet. Të mësuarit duke punuar është tkenika kryesore e ndërtimit të kapaciteteve sa i përket veprimtarive të trajnimit dhe krijimit të proceseve pjesëmarrëse.  

Angazhimi i shoqërisë civile në proceset e planifikimit

Të kuptuarit e planifikimit strategjik, të qenit në gjendje që të avokoni për prioritetet e qytetarëve, të mësuari për buxhetimin dhe se si mund të përfshihen qytetarët në të janë bazat e planifikimit pjesëmarrës e përfshirës. Përfshirja e të gjitha palëve përkatëse të interesuara në procesin e planifikimit nuk është vetëm një element i qeverisjes së mirë, por po ashtu është instrument për sigurimin e financimit për projektet dhe për investimet e mëdha. Prandaj, , UN-HABITAT-i është duke punuar bashkë me organizatat e shoqërisë civile, me vendimmarrësit dhe me planerët komunal për të ndërtuar mirëkuptimin e përbashkët për procesin e planifikimit dhe për t’i përgatitur organizatat e shoqërisë civile, kryesisht OJQ-të që i përfaqësojnë rininë, pakicat etnike dhe femrat, për pjesëmarrje në dialogjet dhe debatet publike dhe për angazhimin e tyre si partnerë në projektet strategjike.

Sistemi i ri planifikues kërkon një gjeneratë të re të planerëve

Arsimimi dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor është domethënës për vazhdimin e ndërtimit të institucioneve dhe praktikave demokratike në Kosovë. Me anë të bashkëpunimit me univerzitetet evropiane, UN-HABITAT-i ka ndihmuar Univerzitetin e Prishtinës që të zhvillojë për herë të parë deri më tani planprogramin për magjistraturë në Planifikimin dhe Menaxhimin Urban në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Planprogrami i zhvilluar me ndihmën e dy univerziteteve daneze përqëndrohet në qasjen e të mësuarit në bazë të problemit. Përkundër miratimit nga ana e Senatit të Univerzitetit, zbatimi i programit të magjistraturës është ndalur për shkak të mungesës së fondeve.  

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Rreth neshë > UN- HABITAT-i në...