Programet

MuSPP2- Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë, faza e 2-të (2008-2011)

Programi:   

Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë, faza e 2-të

Financuar nga: Qeveria Suedeze përmes Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim ndërkombëtar, Sida,

Implementimi: UN-HABITAT në Kosovë, si agjensi implementuese në mbështetje të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe në bashkëpunim direkt me komunat partnere nënshkruese të Memorandumeve të Mirëkuptimit. Akterë kryesorë: Mitrovica, Peja, Prizreni, Gjilani, Ferizaj, Junik-u, Hani i Elezitc, Negociatat për mbështetje të kufizuar teknike vazhdojnë me komunat e Shtimes, Mamushës dhe Kacanikun. Gjithashtu vlen të përmenden edhe konsultimet e mbajtura me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe me Asociacionin e Komunave të Kosovës

Kohëzgjatja: 3 vite, data e mbylljes  30 Prill, 2011

 

Principet Kryesore  

MuSPP2 është faza e dytë dhe më e avancuar në krahasim me programet tjera. Koncepti I saj është i zhvilluar në bashkëpunim me komunat partnere për sigurinë e mbarëvajtjes së aktiviteteve të planifikuara gjatë MuSPP1. Disenji i programi është bërë në konsultim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Asociacionin e Kmunave të Kosovës si dhe me Sida-n.

Programi iu adresua nevojës për fuqizimin e kapaciteteve të autoriteteve lokale dhe zyrtarëve të tyre në implementimin e planeve urbane dhe komunale të zhvilluara gjatë fazës së MuSPP1. Kjo gjithashtu është e lidhur edhe me ekspertizën dhe përvojën ekzistuese në organet qendrore dhe vendore përgjegjëse për planifikimin e aktiviteteve ( si p.sh. departamentet komunale të urbanizmit dhe Departmenti i Planifikimit Hapësinor dhe Instituti i Planifikimit Hapësinor,si pjesë e Ministrisë). Bashkëpunimi në nivel qendror do të fokusohet në adresimin e çështjeve që nuk janë pjesë e kompetencave të organeve komunale dhe ku mbështetja nga niveli qendror është i domosdoshëm. MuSPP2 do të kërkojë përfshirjen direkte të organizatave të shoqërisë civile në implementim të programit përmes marrëveshjes së kooperimit. Bazuar në mësimet e nxjerra nga eksperienca e mëhershme, dhënia e këshillave teknike dhe mbështetjes kësaj radhe do të bëhet përmes qasjes së bazuar në projekte të orientuara në rezultate.

 

Metodologjia dhe fushat e mbështetjes

Mbështetja teknike komunave partnere nga ana e MuSPP2 do t’u bëhet përmes ekipeve mbështetëse komunale të përbëra nga këshilltarë lokalë dhe ndërkombëtarë të planifikimit Vendi i këtyre ekipeve në terren do të jetë i lidhur me zonat dhe qendrat e kooperimit siç është diskutuar edhe me partnerët. Këto zona dhe qendra janë të lidhura në koncept të gjerë të regjioneve të Kosovës specifikuar në Planin Hapësinor të Kosovës. Ekipet komunale të mbështetjes të MuSPP2 do t’u japin poashtu mbështetje të kufizuar disa komunave të përzgjedhura nga programi. Funksionet e planifikimit do të mbështeten nga njësia qëndrorë në Zyrën e Prishtinës në aktivitetet që kanë të bëjnë me qeverisje, participim publik dhe aspekte gjinore, këshilla ligjore dhe informim dhe komunikim. Programi po ashtu do të angazhojë konsultantë në afate të shkurtra dhe të gjata kohore, ndërkombëtarë dhe kosovarë që do të merren me çështje tematike-specifike.

 

Asistenca intenzive në punë si dhe të mësuarit duke vepruar mbeten dy metodat kryesore të ngritjes së kapaciteteve të komunave partnere e pasqyruar në konsolidimin e qasjes së planifikimit ciklik, asistimin e njësive të sapokrijuara të mengajimit dhe planifikimit urban dhe ngritjen e përgjegjësisë dhe kualitetit të institucioneve lokale. Asistenca në punë që do të bëhet do të vazhdojë në identifikimin projekteve strategjike kapitale që rezultojnë nga procesi i planifikimit dhe implementimi dhe menagjimi i tyre duke përfshirë investimet kapitale aktuale. Asistenca teknike është e dizajnuar të pregatisë dhe të zhvillojë instrumente të ndryshme të planifikimit dhe plane veprimi për prioritetet që dalin nga proceset e planifikimit urban/komunal dhe si udhëzues për zbatim të mëvonshëm. Këto përfshijnë planet dhe politika (inter) sektorale siç janë transporti i qëndrueshëm urban dhe planet e veprimit për mjedis por gjithashtu këtu hyn edhe implementimi i planeve si planet regulative urbane dhe planet e zhvillimit të projekteve si dhe ato financiare. Vendbanimet joformale do të vazhdojnë të jenë një nga subjektet në të cilën ekipet e MuSPP2 do të bashkëpunojnë me ekipet e institucionet e nivelit qendror, partnerët lokalë si dhe me organizatat ndërkombëtare.

Shkëmbimi i eksperiencave praktike si dhe rrjetëzimi me institucionet evropiane të planifikimit si dhe rrënjëzimi më i gjerë i programit në kontekst regjional dhe evropian do të jete mjet tjetër i fuqizimit të kapaciteteve të planerëve kosovarë. Korniza e bashkëpunimit me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifimkimit Hapësinor/Institutin e Planifikimit Hapësinor dhe Departamentin e Planifikimit Hapësinor dhe me Asociacionin e Komunave të Kosovës do të zhvillohet në atë mënyrë që tí mbështesë këto institucione dhe tí përdorë kapacitetet dhe shkathtësitë e tyre në promovimin e metodave të planifikimit. Programi do ta bëjë më të mirën nga mësimet e nxjerra gjatë 8 viteve të punës së UN-HABITAT-it në Kosovë dhe regjion.  

 

Objektivat

Programi është dizajnuar në atë mënyrë që të jetë i fokusuar në këto objektiva : 

Konsolidimi i procesit strategjik komunal/urban, përfshirës, i orientuar në aksione, planifikim hapësinor duke iu përgjegjur nevojave të mashkujve dhe femrave dhe në rang më të gjerë të instrumenteve të planifikimit të aplikuara përmes fuqizimit të kapaciteteve, qasjes në planifikim ciklik dhe në struktura efektive institucionale

Mbështetje në zhvillimin strategjik të projekteve kapitale të implementuara në pjesëmarrje të barabartë gjinore 

Fuqizimi i kapaciteteve, bashkëpunimi dhe përgjegjësia e institucioneve të nivelit qendror me qëllim të ofrimit të ruajtjes së planifikimit të qëndrueshëm të komunave  

Asistancë politikave të veprimit dhe projekteve me qëllim të  përmirësimit të kushteve të jetesës dhe sigurinë e grupeve që jetojnë në vendbanimet joformale përmes përpjekjeve të strukturave qendrore, lokale dhe të komuniteteve   

Ndërtimi i kapaciteteve të komunave tjera (të vogla) për zhvillim të planifikimit dhe bashkëpunim përmes mbështetjes miqësore duke i përdorur mësimet e nxjerra dhe praktikat e mira.

 

Vlerat dhe normat

Përmes implementimit, MuSPP2 do t’u përmbahet normave dhe principeve të agjendës së UN-HABITAT-it , agjendës 21, politikës gjinore të UN-HABITAT-it dhe dy kampanjat globale të saj për qëndrim të sigurtë dhe qeverisjen e mirë urbane. Gjithashtu do të lidhet edhe me Deklaratën e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, në veçanti me MDG 7 objektivin 11, nën të cilën UN-HABITAT punon në përmirësimin e kushteve të jetesës për grupet e prekura. Programi gjithashtu do të udhëzohet nga politikat urbane dhe gjinore të SIDA-s. Planifikimi strategjik i integruar do të përdoret si mjet për promovimin e qeverisjes së mirë për praktikantët e planifikmit.

 

 

 

Kontakti:

 

Krystyna Galezia

CTA / Menagjer i Programit


 

Zyra e UN-HABITAT-it në Kosovë

Ministries Building "Rilindja", 10th Floor

10000 Prishtina, Kosovo

Tel.: +381 38 200 32611

Fax : +381 38 224 122

E-mail: office@unhabitat-kosovo.org  or  info@unhabitat-kosovo.org

Website:

www.unhabitat-kosovo.org; www.unhabitat.org 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Programet > MuSPP2- Programi i...