Rreth neshë

UN-HABITAT-i në Europën Jug-Lindore

Programi rajonal për fuqizimin e kapaciteteve për Zhvillimin urban dhe banesor në Evropën jug-lindore (2007-2010)

Në shtator 2004, vendet e Ballkanit perëndimor e nënshkruan “Deklaratën e Vjenës për endbanimet joformale në Evropën jug-lindore (EJL)”, me çka u zotuan të ndrëmerrnin masa për të adresuar çështjet dhe për të inicuar dhe përmirësuar reformat në spektrin e gjërë të zhvillimit të qëndrueshëm dhe banimit social.  

Konferenca ministrore e Vjenës po ashtu, është pajtuar që të ndërtojë një instrument për fuqizimin e kapaciteteve dhe për të përgatitur një propozim-programi koherent për rajonin e EJL-së. Pakti i stabilitetit kambledhur specialistët e lartët ë menaxhimit banesor dhe urban nga EJL, nga organizatat ndërkombëtare, UN-HABITAT-i, EIB-ja, CEB-ja dhe vendet anëtare të BE-së për të krijuar një strategji dhe për të ndërtuar partneritetet për hartimin e një “Programi rajonal për fuqizimin e kapaciteteve për Zhvillimin urban dhe banesor në EJL”.  

Për shkak të mungesës së institucioneve kryesore të BE-së përgjegjëse për çështjet lidhur me zhvillimin urban dhe banimin, është rënë dakord që UN-HABITAT-i është në ëpozitë të mirë që të jetë agjensia kryesore realizuese e këtij programi rajonal për fuqizimin e kapacitetve. Pakti i stabilitetit dhe UN-HABITAT-i janë bërë pjesë e një marrëveshjeje formale për bashkëpunim në janar 2006, duke i paraparë veprimtaritë për zhvillimin eprogramit në 2006, si dhe realizimin e mëpastajshëm të programit në rajon.  

Pas miratimit të programit nga palët e interesuara të EJL-së dhe të IFI-së janë realizuar shumë veprimtari. Seminaret kombëtare janë mbajtur në Shqipëri, Bosnë e Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe në Kosovë. Një seminar rajonal i Asociacioneve Kombëtare të Komunave është mbajtur në Shkup për të diskutuar nevojar për Zhvillimin e kapaciteteve për Menaxhimin urban, që ka sjellë deri te Deklarata e përbashkët. Është krijuar një mekanizëm i përkohshëm për realizim. Propozimet për demo-projektet janë paraqitur nga 5 qeveri të vendeve të EJL-së, prej të cilave janë përzgjedhur 2 nga Këshilli drejtues. Zhvillimi i fundit në kuadër të kësaj iniciative është Takimi rajonal i 4 rishikimin e Deklaratës së Vjenës i mbajtur në Beograd (23-24 nëntor 2006), me fokus në zhvillimin e mëtejmë të pilot projekteve dhe marrëveshjeve tjera për realizim.

Më shumë informacione mund të gjeni në faqen e internetit: http://www.stabilitypact.org/humi 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Rreth neshë > UN-HABITAT-i në...