Publikimet

Kuvendi Komunal i Graçanicës miraton Planin Zhvillimor Komunal 2014- 2029+

Abstrakti: Pas marrjës së pëlqimit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), në përmbushjen e kërkesave që rrjedhin nga Ligji nr. 04/L-174 për Planifikim Hapësinor dhe Ligji nr. 03/L-230 për Vlerësim Strategjik Mjedisor, Kuvendi Komunal i Graçanicës ka miratuar Planin Zhvillimor Komunal (PZHK) më 23 qershor, 2014.

Viti i publikimit: shtator 2014

Shkarko

Plani Zhvillimor Komunal i Gjilanit 2006 -2015+

Abstrakti: Plani është hartuar bazuar në Ligjin e Planifikimit Hapësinorë dhe Urdhëresave Administrative të lëshuara nga MMPH, të dhënat dhe informacionet nga Drejtoritë e Kuvendit Komunal të Gjilanit, vizionin dhe strategjinë e Kuvendit Komunal të Gjilanit si dhe punën profesionale të ekspertëve nga partneriteti: Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë, Prishtinë; Hessen Agentur Stadtentwicklungs-gesellschaft mbH, Wiesbaden; Institut Wohnen und Umwelt, Darmstadt dhe Planungsgruppe P4, Berlin. Hartimi i planeve është bërë nën udhëheqjen e Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë me mbikëqyrjen dhe menaxhimin nga Drejtoria për Urbanizëm,Rindërtim dhe Ambient e komunës së Gjilanit. Partneriteti, nën udhëheqjen e Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë Prishtinë, obligohet që të japë sqarime dhe komente për planet si dhe të mbështes Komunën me këshillime profesionale për planet me qëllim të implementimit të këtij dokumenti.

Viti i publikimit: shtator 2009

Shkarko

Plani Zhvillimor Urban i Gjilanit 2006 -2015+

Abstrakti: Plani është hartuar bazuar në Ligjin e Planifikimit Hapësinorë dhe Urdhëresave Administrative të lëshuara nga MMPH, të dhënat dhe informacionet nga Drejtoritë e Kuvendit Komunal të Gjilanit, vizionin dhe strategjinë e Kuvendit Komunal të Gjilanit si dhe punën profesionale të ekspertëve nga partneriteti: Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë, Prishtinë; Hessen Agentur Stadtentwicklungs-gesellschaft mbH, Wiesbaden; Institut Wohnen und Umwelt, Darmstadt dhe Planungsgruppe P4, Berlin. Hartimi i planeve është bërë nën udhëheqjen e Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë me mbikëqyrjen dhe menaxhimin nga Drejtoria për Urbanizëm, Rindërtim dhe Ambient e komunës së Gjilanit. Partneriteti, nën udhëheqjen e Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë Prishtinë, obligohet që të japë sqarime dhe komente për planet si dhe të mbështes Komunën me këshillime profesionale për planet me qëllim të implementimit të këtij dokumenti.

Viti i publikimit: shtator 2009

Shkarko

Plani i Zhvillimit Urban i Ferizajt

Abstrakti: Ferizaj, si qendër demokratike, ekonomike dhe kulturore, konsiderohet si zemra e komunës. Si pasojë e ndryshimeve dramatike në të kaluarën, qyteti duhet t’u adoptohet kërkesave të së ardhmes. Për ta drejtuar dhe kontrolluar procesin e adoptimit, Komuna ka vendosur ta hartojë Planin e Zhvillimit Urban për qytetin e Ferizajt. Detyra e planifikimit gjithëpërfshirës kërkon aktivitete në shumë fusha të veprimit dhe në nivele të ndryshme të planifikimit, në të njëjtën kohë.

Viti i publikimit: gusht 2009

Shkarko

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Publikimet > Publikime tjera > Planet Zhvillimore komunale...