Programet
Përmbledhje
Programi I Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP) financuar nga Qeveria e Suedisë përmes Agjensionit Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), përkrah gjashtë komunat sekondare përmes ndihmës së përditshme në punë dhe këshillim në përgatitjen e planeve komunale dhe urbane si dhe ofrimin e asistencës për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe shoqërisë civile për ta mbështetur dhe për të qenë pjesëmarrëse aktive në këtë process.
Koncepti I programit është zhvilluar përmes metodologjisë ekzistuese implementuese të UN-HABITAT-it, në bashkëpunim të ngushtë me komunat e përzgjedhura për të siguruar një pronësi të plotë të aktiviteteve të planifikuara si dhe përgjegjësisë për zbatimin e tyre me këshillimin dhe udhëzimet e UN-HABITAT-it.
Me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, fillon ndihma e përditshme në punë nëpër komuna. Donator
Programi I Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP) është I financuar nga Qeveria e Suedisë përmes Agjensionit Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).
Partnerë në program
Partnerët kryesorë: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, gjashtë komunat: Ferizaji, Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Peja dhe Prizreni, në konsultim me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe Ministrinë e Pushtetit Lokal.
Kohëzgjatja
Nëntor 2005- Tetor 2007.Programi është vazhduar deri në Prill 2008.