Rreth neshë
Mandati
Programi i Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore, UN-HABITAT-i është agjensi e Kombeve të Bashkuara për vendbanimet njerëzore. Ajo e ka mandatin e Asamblesë së Përgjithshme të KB-ve për promovimin e qyteteve të qëndrueshme nga aspekti social dhe mjedisor me qëllim të sigurimit të strehimit adekuat për të gjithë. Dokumentet kryesore që e përcaktojnë mandatin e organizatës janë Deklarata e Vankuverit për Vendbanimet Njerëzore, Agjenda e Habitatit, Deklarata e Stambollit për Vendbanimet Njerëzore, Deklarata për qytetet dhe Vendbanimet Njerëzore tjera në Mileniumin e Ri, dhe Rezoluta 56/206.
Buxheti i agjensisë për periudhën 2002-2003 ishte 300 milion US$ dhe vjen nga katër burime kryesore - 80 përqind në formë të kontributeve prej partnerëve për bashkëpunimin teknik multilateral dhe bilateral, 10 përqind në kontributet e parapara prej qeverive dhe pratnerëve tjerë, duke përfshirë autoritetet lokale dhe fondacionet, me 5 përqind prej buxhetit të rregullt të OKB-së dhe 5 përqind në formë të kontributeve vullnetare nga qeveritë.