UN-HABITAT Ngjarjet kryesore
Kremtimet e Ditës Botërore të Habitat-it në Kosovë 2007
03 tetor 2007
Qyteti i sigurtë është qytet i me drejtës, tema e Ditës Ndërkombëtare të Habitatit, u zgjodh për ngritjen e vetëdijës dhe për nxitjen e mendimit rreth rreziqeve në shtim që po iu kanosen sigurisë urbane dhe të së drejtës sociale. Qytetet e Kosovës, sikur edhe qytetet tjera kudo në botë, janë në kërkim të mënyrave efektive për luftimin e shkaqeve burimore të krimit, siç janë varfëria, përjashtimi dhe mangësitë sociale dhe fatkeqësitë natyrore. Programi i UN-HABITAT për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal Ndërtimi i qyteteve më të mira së bashku në Kosovë pëqëndroi aktivitetet e organizuara në gjetjen e ideve që mund të zbatohen nëpërmjet bashkëpunimit me grupe të ndryshme të interesit dhe që do të shpienin drejt sigurisë së shtuar për grad he fëmijë; hapësirave më të sigurta publike të hapura për grupe të ndryshme të moshave, bashkësive etnike dhe sociale; mjediseve më të sigurta shkollore dhe parandalimit të fatkeqësive.për më shumë kliko këtu!