Programet

Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (Nën 2005 – Prill 2008)

Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP) i financuar nga Qeveria Suedeze përmes Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim ndërkombëtar(Sida), i mbështeti 6 komuna përmes këshillëdhënies dhe udhëzimeve intenzive në pregaditjen e planeve komunale dhe urbane. Gjithashtu e asistoi Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe i mbështeti organizatat e shoqërisë civile që të jenë pjesë aktive e procesit.

Koncepti i programit u zhvillua në bashkëpunim të afërt me komunat e zgedhura për ta siguruar pronësinë dhe përgjegjësinë e tyre në këto plane bazuar në këshilldhënien dhe udhëzimet e ofruara nga UN-HABITAT-i.

Gjashtë komunat ishin: Ferizaj, Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Peja dhe Prizreni. Bashkëpunim i kufizuar u krijua edhe me pilot njësitë e Junikut, Mamushës dhe Hanin e Elezit.

Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor ishte homolgu i nivelit qëndror të Programit. Bashkëpunim i afërt u krijua edhe me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Motoja kryesore e programit ishte “Bashkë krijojmë qytete më të mira” që nënkupton se duke planifikuar dhe punuar së bashku qytetet e Kosovës mund të jenë vende më të mira për të jetuar. Programi i asistoi komunat partnere në hartimin dhe implementimin e demo-projekteve të vogla që për qëllim kishin përmirësimin e hapësirave publike në zonat urbane.  

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Programet > MuSPP -Programi i...