Programet

Nxitja e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe qeverisjes së mirë në veri të Kosovës" (shtator 2016 - gusht 2020)

Programi, Nxitja e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe qeverisjes së mirë në veri të Kosovës (Programi për zhvillim gjithëpërfshirës), synon të lehtësojë harmonizimin e komunave të veriut të Kosovës me kornizën e planifikimit në tërë Kosovën, të fuqizoj kontratën shoqërore përmes mobilizimit të shoqërisë civile dhe dialogut publik dhe të nxis integrimin duke kultivuar dialogun dhe bashkëpunimin qendër-komunë dhe ndërmjet komunave, duke përfshirë përmirësimin praktik të infrastrukturës dhe ofrimit të shërbimit. Projekti është zhvilluar me kërkesë të Qeverisë së Kosovës dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SIDA) ndërsa zbatohet bashkërisht nga UN-Habitat, PAX dhe Community Building Mitrovica (CBM), si dhe me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL),  dhe me autoritetet lokale të komunave Leposaviq, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Zveçan, Skenderaj dhe Vushtrri.

Qëllimi: Nxitja e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe qeverisjes së mirë në veri të Kosovës  nëpërmjet përkrahjes së integrimit në kornizën e planifikimit në tërë Kosovën, me një mbikëqyrje të fuqishme demokratike, dialogut komunë-qendër, dhe bashkëpunimit ndërkomunal.

Partnerët kryesor: UN-Habitat dhe PAX (agjencitë zbatuese udhëheqëse); komunat; MMPH dhe MAPL; CBM dhe Ekipi Regjional i Monitorimit në Mitrovicë (ERMM).

Për të rejat e projektit në media sociale, ju lutem vizitoni faqen e Programit në Facebook .

Zyra për Informata Kontaktuese:
UN-Habitat Kosovë
Ndërtesa e qeverisë "Rilindja"
10000 Prishtinë, Kosovë
Tel: +381 38 20032611
Fax: +381 38 224122
info@ unhabitat-kosovo.org
www.unhabitat-kosovo.org
www.unhabitat.org

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Programet > Programi për Zhvillim...