Lajme dhe Ngjarje
Delegacioni i Ferizajt dhe MuSPP/UN-HABITAT-i vizituan Qendrën e Mobilitetit në Lund/Suedi
Departamenti i Transportit të komunës së Lundit mirëpriti delegacionin e Ferizajt. Vizita ndodhi më 20-23 Nëntor 2006. Reprezentacionin e Ferizajt e përbënin: z. Faik Grainca (kryetar i komunës), Z.Dugagjin Etemi (Kryeshefi i Ekzekutivit), z. Mustafë Zariqi (shefi i sektorit për planifikim) si dhe tre përfaqësues të Programit i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP). Grupi ishte i përcjellur gjithashtu edhe nga mediumi publik i Kosovës (RTK).
Pjesëmarrësit në këtë vizitë patën rstin të shohin se si funksionon tranporti publik (hekurudhor dhe i autobusave) dhe si është i organizuar. Vizita në Lund nuk ishte e rastësishme. Lund ka pak a shumë madhësinë e njëjtë me popullsinë e Ferizajt dhe që të dy qytetet kanë karakteristika të ngjashme lidhur me atë se këto dy qytete hekurudha shkon në mes të qytetit.
Nga kjo vizitë ne u bindëm për rëndësinë e të pasurit të hekurudhës në qendër të qytetit të integruar me sistemet tjera të transportit publik. Ideja e projektit e ashtuquajtur Qendra e Mobilitetit, është kontribut i mirë për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Kështu, kjo vizitë na shtyri të mendojmë seriozisht mbi qasjen tonë ndaj të njëjtit problem në komunën tonë, në përputhje me kushtet dhe buxhetin tonë kështu u shpreh pas vizitës kryeshefi i Ekzekutivit, Z.Dugagjin Etemi.