Lajme dhe Ngjarje
Fushë-punëtoria mbi Vendbanimet Joformale në Gjakovë
Më 29 prill 2007, komuna e Gjakovës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Asociacioni i Komunave të Kosovës, OSBE dhe UN-HABITAT-i, organizuan një takim punes të përbashkëtnë Gjakovë.
Qëllimi i këtij takimi ishte që ti kontribuojë hartimit të polikave dhe planit të veprimit mbi Vendbanimet Joformale (VJF); diskohen mënyrat se si Planet Urbane mund të përdoren si mjete për të evituar krijimin e vendbanimeve të reja joformale si dhe përmirësimin e kushteve në ato ekzistuese. Punëtoria i kontribuoi krijimit të rrjetit të studimit të VJF, gjithashtu edhe krijimin e të qenët i informuar.
Punëtoria I kontribuoi formulimit të një sërë rekomandimeve për sa I përket domosdoshmërisë për ngritjen e kapaciteteve institucionale për tu ballafaquar me vendbanimet joformale; zgjidhjen e çështjeve të pronës; identifikimi e palëve me interes relevant dhe involvimin e tyre në proces me çrast një plan veprim i detajuar është i nevojshëm i cili do të përcaktonte intervenimet afatshkurta dhe afatgjata.
Bashkëpunimi në mes të institucioneve me komunitetin i cili jeton në vendbanime joformale duhet të jetë i paevitueshëm. Financimi duhet të shihet dhe të gjenden donatorët, por edhe komuna duhet të jetë bashkëfinancuese në këtë.