Lajme dhe Ngjarje
Konferenca mbi Transportin Publik dhe Planifikimin Hapësinor
Ministria e Transportit dhe Post-telekomunikacionit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Asociacioni i Komunave të Kosovës, MuSPP/UN-HABITAT-i në Kosovë me mbështetjen e programit për Ngritjen e Kapaciteteve për Integrim Evropian i UNDP/EU, organizojnë konferencën mbi Transportin Publik: organizimi, politikat, planifikimi.
Kjo është konferenca e parë në kuadër të ciklit të konferencave mbi Transportin dhe Planifikimin Hapësinor.
Konferenca do të mbahet të mërkurën, me 31 Tetor 2007, në Hotel Grand, Prishtinë, Salla e Konferencave kati I-rë.
Qëllimi kryesor I ciklit të konferencave mbi Transportin dhe Planifikimin Hapësinor është që të mundësohet dialogu ndërmjet partnerëve nga institucionet, disciplinat profesionale, nivelet organizative dhe sektorët e ndryshëm:
- Profesionistët e planifikimit dhe transportit
- Autoritetet qendrore dhe komunale
- Akterët public dhe privat
Ministritë dhe partnerët e tyre iu mirëpresin në këto konferenca interesante dhe stimuluese të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e një sistemi dinamik dhe të qëndrueshëm të transportit public në Kosovë.