Lajme dhe Ngjarje
PZHK dhe PZHU i Gjakovës u vunë në shqyrtim publik
Komuna e Gjakovës vuri në shqyrtim public Planin Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe Planin Zhvillimor Urban (PZHU) më 18 Shtator 2007. Kohëzgjatja e shqyrtimit publik, sipas Ligjit për Planifikim Hapësinor është minimum 60 ditë për PZHK dhe 30 ditë për PZHU.
Shqyrtimi publik i të dy planeve ofron një mundësi për të gjithë qytetarët që të japin komentet dhe sygjerimet e tyre, andaj qytetarët inkurajohen të marrin pjesë në shqyrtim publik.
Planet janë të eskpozuara në sallën e takimeve në Drejtorinë për Urbanizëm dhe Planifikim dhe planerët komunalë janë në dispozicion për tiu ofruar qytetarëve sqarime të nevojshme rreth përmbajtjes së planeve.