Lajme dhe Ngjarje

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe UN-HABITAT-i në Kosovë takuan partnerët e Programi MuSP

Nën moton “Bashkë Bëjmë Qytete më të Mira”, përfaqësues të zyrës së UN-HABITAT-it në Kosovë së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) u takuan të premten me 1 Shkurt, me Zëvendës-Ministrin e Ministrisë për Administrim dhe Pushtet Lokal (MAPL), z. Shpend Tërdevci, znj. Ann-Sofie Nilson, udhëheqëse e zyrës ndërlidhëse suedeze, kryetarët e komunave të Gjakovës, Prizrenit, Ferizaj, Pejë dhe Gjilan, përfaqësues të komunës së Mitrovicës si dhe drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), z. Sazan Ibrahimin.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i të arriturave të Programit aktual për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal  në Kosovë (MuSPP) si dhe aktivitetet e ardhshme të tij, por gjithashtu edhe të konfirmohet përkushtimi i partnerëve të këtij programi për vazhdimin e fazës së ardhshme të programit në komuna në tri vitet e ardhshme.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Z. Mahir Yagcilar theksoi se Kosova është në fazë tranzicioni dhe po përballet me shumë sfida në fushën e mjedisit dhe planifikimt hapësinor. Ministria që ai përfaqëson është e angazhuar në përmirësimin e kushteve të jetës për qytetarë përmes zhvillimit të politikave dhe legjislacionit. „Mirëpo kjo mund të arrihet vetëm me një përkushtim dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet tjera, organizatat vendore e ndërkombëtare, OJQ dhe qytetarë“ tha ai.

 

Diskutimi i  zv.ministrit të MAPL, z. Tërdevci, ishte i fokusuar në sqarimin e punës së Ministrisë që përfaqësonte vis-a-vi komunave, në përputhje me Kartën Europiane mbi Qeverisjen Lokale. Rregullorja e Re e UNMIK-ut mbi Vet-qeverisjen e Komunave në Kosovë, (2007/30) ka kërkesa rreth strukturës komunale, dhe MAPL po punon në implementimin dhe avancimin e saj.

 

Znj. Nilsson sqaroi strategjinë afatgjate të Qeverisë së Suedisë për Kosovën e cila në fokus ka mjedisin dhe ndryshimet klimatike, dhe në këtë kontekst pronësia lokale në procesin e planifikimit dhe rezulatet e tij janë të rëndësishme. Me këtë prorgram MuSPP jep përkrahjen e vet përmes asistencës ditore nëpër komuna dhe me qytetarë.

 

Duke lavduar bashkëpunimin e UN-HABITAT-it me Asociacionin e Komunave të Kosovës, Z. Sazan Ibrahimi- drejtor ekzekutiv i AKK, vuri në pah nevojën për mbështetjen e Kolegjiumit për Planifikim Hapësinor si një Forum për shkëmbim përvojash dhe ndihmesë në aktivitetet e planifikimit.  

 

Duke folur për mandatin e UN-HABITAT-it si një agjension që promovon urbanizimin e qëndrueshëm dhe vendbanimet njerëzore, përfaqësues të UN-HABITAT-it, dhanë një pasqyrë mbi të arriturat e programit aktual dhe fushat e fokusimit në programin e ardhshëm.

Takimi vazhdoi me diksutim interesant. Përfaqësuesit e gjashtë komunave, duke falenderuar përkrahjen e UN-HABITAT-it dhe Sida-n, prezantuan situatën aktuale në procesin e planifkimit dhe të planeve si dhe demo-projekteve. Ata shfrytëzuan këtë forum për t’i paraqitur gjithashtu edhe shqetësimet e tyre në procesin e planifikimit

Si përfundim i këtij takimi, pjesëmarrësit u pajtuan me domosdoshmërinë e një bashkëpunimit pro-aktiv në mes të Ministrisë dhe komunave, donatorëve si dhe organizatat tjera, si e vetmja mënyrë për të avancuar procesin e planifikimit hapësinor e urban.

 

 

 

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje