Lajme dhe Ngjarje

Buletini nr.5 i Programit për Mbështetjen e Komunave në Planifikim Hapësinor (MuSPP)

Programi i Mbështetjes së komunave në Planifikim Hapësinor (MuSPP) I UN-HABITAT-it në Kosovë publikoi numrin e pestë të buletinit. Në këtë edicion në focus janë hapësirat publike dhe dizajni urban, me praktikat në Mitrovicë, Gjakovë e Ferizaj. Buletini ofron gjithashtu informata për Konferencën e Parë mbi Transportin Publik dhe Planifikimin Hapësinor në Kosovë, punëtorinë mbi Vendbanimet Joformale, vizionimin e Junikut, etj. Ju gjithashtu mund të lexoni edhe për eksperiencat e vullnetarëve ndërkombëtar dhe vendor të cilët punojnë në Programin MuSPP dhe së fundi por jo më së paku, ju mund të gjeni lidhjet për të mësuar më shumë për Forumin Botëror Urban I cili do të mbahet në Nanjing të Kinës në tëtor 2008.

 

Buletini është në dispozicion në të tri gjuhët.

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje