Lajme dhe Ngjarje

Planerët hapësinor të Kosovës i marrin certifikatat

Planerët hapësinor, stafi aktual dhe i mëparshëm i Institutit Kosovar për Planifikim Hapësinor i morën certifikata për kryerjen e suksesshme të Trajnimit mbi Planifikimin Hapësinor dhe Zhvillimor të Kosovës në një mega ceremoni të organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) 7 mars 2008.  këtë ceremoni ishin të pranishëm përfaqësuesit e UN-HABITAT-it në Kosovë dhe të Institutit për Studime të Banimit dhe Zhvillimit Urban (IHS) me bazë në Rotterdam, Holandë, si dhe të organizatave të cilat kanë dhënë ndihmë në themelimin e Institutit Kosovar për Planifikim Hapësinor dhe që e kanë përkrahur programin për ndërtimin e kapaciteteve të stafit të tij.

 

 

 

Me anë të marrëveshjes për bashkëpunim me Institutin për Studime të Banimit dhe Zhvillimit Urban, UN-HABITAT-in dhe ekspertët e IHS për katër vite me radhë i është ofruar përkrahje dhe këshilla profesionale Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kanë kontribuar në zhvillimin e sektorit të planifikimit hapësinor në përgjithësi dhe veçanërisht në hartimin e Planit Hapësinor Strategjik të Kosovës.  Kjo përkrahje është siguruar nëpërmjet kombinimit të seminareve, trajnimeve, ndihmës në vendin e punës dhe këshillave të ekspertëve.  Procesi i hartimit të Planit Hapësinor të Kosovës ka qenë rezultat i programit të ndërtimit të kapaciteteve në bazë të qasjes së të mësuarit duke punuar dhe ka synuar aplikimin e teorisë në praktikë. 

 

 

 

“Përfundimi i suksesshëm i këtij trajnimi nuk shënon fundin e të mësuarit të procesit të planifikimit; njohuritë për procesin e planifikimit janë të pafundme”, tha Z. Luan Nushi, drejtor i Institutit Kosovar për Planifikim Hapësinor.  Sekretari i Përhershëm i MMPH-së, Z. Muhamet Aliu theksoi se ky trajnim i bazuar në qasjen e të mësuarit duke punuar ishte e dobishme për stafin e MMPH-së dhe ju ka ofruar atyre kapacitetin për t’u marrë me sfidat e planifikimit hapësinor në punën e tyre të përditshme. 

 

Derisa po fliste për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet MMPH-së me UN-HABITAT-in dhe IHS-në dhe për ndihmën e madhe që ata e kishin ofruar në forcimin e kapaciteteve të stafit të MMPH-së në fushën e planifikimit hapësinor, zëvendësministri, Z. Emin Krasniqi theksoi nevojën për bashkëunimin e mëtejmë në këtë fushë. 

 

“Kam kënaqësi dhe nder të madh që t’ju përgëzoj juve me rastin e përfundimit të suksesshëm të trajnimit dhe shpresoj se njohuritë të cilat i keni fituar do të kontribuojnë për zhvillimin e ardhshëm të qëndrueshëm të Kosovës.  UN-HABITAT-i është i lumtur që është partner i rëndësishëm si në të kaluarën ashtu edhe tani dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me Ministrinë në një numër të çështjeve të planifikimit hapësinor.  Puna e bërë nga Instituti për Planifikim Hapësinor ka qenë një sprovë praktike e aftësive të stafit të tij dhe shpresoj se ju do të kaloni edhe sprova tjera të vështira në fushën e planifikimit hapësinor”, tha Zj. Krystyna Galezia, Përgjegjëse e zyres së UN-HABITAT-it në Kosovë.  

 

Forbes Davidson, Menaxher i projektit dhe Ligjërues i lartë në IHS, në fjalimin e tij u përqëndrua në mjedisin e përshtatshëm dhe atmosferën e mirë të punës gjatë bashkëpunimit të tij me stafin e MMPH-së.   Po ashtu, ai e përgëzoi Ministrinë për entuziazmin e saj të madh për bashkëpunimin me IHS-në dhe UN-HABITAT-in dhe për përkrahjen e tij në procesin e trajnimit.  “Strategjia për ndërtimin e kapaciteteve e lidhur me prioritetet në kuadër të MMPH-së është e rëndësishme, por theksi duhet vënë edhe në arsimimin e planerëve hapësinor të ri’, tha ai.

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje