Lajme dhe Ngjarje

UN-HABITAT zyra në Kosovë organizoi ritrajnimin për partnerët e MuSPP-it

Si rezultat i zgjedhjeve të fundit, ka pasur shumë ndryshime në përbërjen e stafit komunal dhe organizatave tjera. Nën moton “Bashkë bëjmë qytete më të mira”, UN-HABITAT në Kosovë organizoi një “Punëtori ritrajnimi”, mbi Planifikimin strategjik hapësinor dhe urban. Punëtoria u mbajt në Hotel Victory, më 11 mars, 2008. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) mbështeti ritrajnimin me mbajtjen e një sesioni mbi procedurat ligjore të planifikimit në nivel local si dhe të Planit Hapësinor të Kosovës.

 

Të gjashtë komunat e MuSPP-it ishin active në punëtorinë e ritrajnimit. Në përbërjen e delegacionit të komunave ishin drejtorët e rinj të emëruar, punëtorë nga Drejtoria e Planifikimt, përfaqësues të Këshillit të Ekspertëve të Planifikimit si dhe të Këshillit Joformal të organizatave nga shoqëria civile.

Qëllimi i takimit ishte:

 

1.       t’i jipet mundësia punëtorive të rinj të informohen në lidhje me elementet e domosdoshme të planifikimit modern

 

2.       të diskutohet se der në çfarë mase metodat dhe veglat e tanishme të planifikimit janë pranuar në zgjidhjen e sfidave të planifikimit në Kosovë

 

3.       të krijohet një rrjet I profesionistëve të planifikimit (ekspertë, vendim-marrës, komuniteti, përfaqësues të ndryshëm) si dhe të mundësohet shkëmbimi i përvojave dhe mësimet e nxjerra nga to.

 

Edhepse ritrajnimi ishte fokusuar në nivelin lokal, ai ofroi mundësinë e themelimit të lidhjeve efektive në mes të nivelit qendror dhe lokal.

 

Prezantimet e bëra nga MMPH dhe MuSPP-i u përcjellën me diskutime interesante. Në mes diskutimeve më interesante e vlen të përmendet:

 

·         rëndësia e udhëheqjes së menaxhimit të procesit të planifikimit gjatë gjithë kohës nga departamentet komunale të planifikimit, duke përfshirë edhe udhëheqjen e konsultantëve të jashtëm të planifikimit;

 

·         arritja e pajtueshmërisë së plotë me kërkesat ligjore të Ligjit për Planifikim Hapësinor, p.sh. raporti mbi shqyrtimin public;

 

·         nevoja për revitalizimin e Këshillit të ekspertëve të planifikimit si dhe të Këshillit Joformal të Organizatave të shoqërisë civile me rol, përmbajtje dhe detyra të qarta;

 

·        nevoja për qasje më të mirë në dokumentet themelore te planifikimit si kornizën ligjore, Planin Hapësinor të Kosovës si dhe udhëzimet administrative;

 

·         nevoja për të planifikuar zbatimin dhe respektimin e PZHK/PZHU pas aprovimit nga Kuvendi Komual

 

·          nevoja për të përshpejtuar ciklin e parë të planifikimit me aprovimin e PZHK/PHU

 

·         nevoja për komunikim dhe bashkëpunim më të mirë në mes të nivelit qendror dhe atij lokal

 

Konkluzionet e punëtorisë së ritrajnimit vunë në pah nevojën e përgjithshme për bashkërendim dhe bashkëpunim më proaktiv në mes të Ministrisë dhe komunave, shoqërisë civile, shoqatave, agjencioneve donuese si dhe organizatave tjera, si e vetmja mënyrë për të avancuar procesin e planifikimt hapësinor dhe urban dhe rekomandohet për mbështetje të mëtutjeshme në procesin e planifikimit hapësinor dhe urban.

 

Në sesionin e pasdites u mbajt takimi shtesë me përfaqësues të Këshillit Joformal të Organizatave të Shoqërisë civile (KJOShC). Nga ky takim u konkludua se ekziston nevojë urgjente për të ri-aktivizuar këta këshilla dhe për të diskutuar mënyrat për të arritur “njohjen” e tyre nga komuna, si dhe për të gjetur mënyrat se si të organizohen dhe menaxhohen KJOShC në mënyrë të pavarur dhe më të qëndrueshme. Ky takim do të vazhdojë me diskutim më të thellë në të gjitha MuSPP komunat.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje