Lajme dhe Ngjarje

Në Prizren u inagurua demo projekti për ambient më të sigurt shkollor

Projeti demonstrues për ndërtimin e murit të shkollës (rrethojës) në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, e bashkëfinancuar nga Komuna e Prizrenit dhe MuSPP/UN-HABITAT, u inagurua më 11 qershor 2008. Ceremonia e inagurimit është pasuar nga disa aktivitete sportive dhe nga një ekspozitë që ka mbledhur shumë nxënës dhe qytetarë të Prizrenit.

Qëllimi i këtij projekti ka qenë rritja e sigurisë dhe inkurajimi i aktiviteteve sportive te nxënësit. Për këtë arsye procesi i implementimit të projektit ishte paraparë për një brez të gjerë aktivitetesh dhe kishte për qëllim angazhimin e pjesëmarrësve të ndryshëm që nga fillimi i projektit. Një nga këto aktivitete ka qenë edhe debati në tryezë të rrumbullakët për ambientin e sigurt shkollor dhe sigurinë në përgjithësi, gjë që ka mbledhur nxënësit, prindërit dhe mësuesit.

Ideja pas këtij projekti ka qenë rritja e sigurisë së nxënësve gjatë aktiviteteve jashtë objektit në oborrin e shkollës dhe rrethinën e saj të më të afërt. Ideja tjetër ka qenë gjetja e një formule të pranueshme për të bërë këtë fushë të hapur për publikun e gjerë edhe pas aktiviteteve shkollore.

Rezultati i pritur i këtij projekti nuk ka qenë vetëm rikonstruimi fizik i muri të shkollës (rrethojës) dhe krijimi i një ambienti më të sigurt shkollor por edhe sensi më i madh i pronësisë së këtij projekti nga ana e të gjithë pjesëmarrësve, që kanë marrë pjesë në diskutimet dhe implementimin e këtij projekti. 

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje