Lajme dhe Ngjarje

Deklaratë e Drejtoreshës Ekzekutive të UN-HABITAT-it, Znj. Anna Tibaijuka me rastin e Ditës Botërore të HABITAT-it, e hënë 6 Tetor 2008.

Sot ne po shënojmë Ditën Botërore të Habitatit në një kohë kur shumica e popullatës së botës jetojnë në qytete dhe qendra të mëdha. Ndërsa ky proces vazhdon me një ritëm të shpejtë. Ky transformim ka ndikim të drejtpërdrejtë në strategjitë të cilat ne duhet t’i miratojmë për t’i arritur Qëllimet Zhvillimore të Mijëvjeçarit.

Momenti tjetër historik i rëndësishëm është fakti se numri i banorëve në lagje të varfra në tërë globin është duke e tejkaluar shifrën prej 1 miliardë, gjë që e bën të qartë se urbanizimi i varfërisë është, padyshim, një prej sfidave më të mëdha të zhvillimit. Kjo është arsyeja pse ne zgjodhëm temën, Qytete të harmonishme për Ditën Botërore të Habitatit 2008.

Ne duhet ta rrisim vetëdijesimin lidhur me problemet e urbanizimit të shpejtë, ndikimit të tij në mjedis dhe pasojat e sfidat e varfërisë urbane në rritje. Ne nuk mund ta injorojmë më mjerimin e banorëve të lagjeve të varfra të cilët jetojnë në kushte të papërshtatshme për jetë. Ne, as që mund të fshihemi nga fakti se varfëria urbane dhe pabarazitë urbane janë duke u shtuar në tërë botën, si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në ato në zhvillimin.

Ne kemi përgjegjësi morale dhe etike që qytetet tona t’i bëjmë më të harmonishme duke i bërë ato më përfshirëse. Është ky pra një imperativ shoqëror që ta luftojmë varfërinë dhe mjerimin urban nëse dëshirojmë të sigurojmë qetësi dhe siguri urbane. Përvoja jonë në punën me qeveri, autoritete lokale, bashkësi dhe sektorin privat në tërë botën, na jep disa ide të mprehta e të mira për tejkalimin e këtyre sfidave.

Edhe po nuk i gjejmë të gjitha përgjigjet ajo na mundëson që t’i shtrojmë disa prej pyetjeve të duhura. Po ashtu, nuk është e rastësishme se ndryshimet klimatike tani po ngjiten në sheshin kryesor të debateve ndërkombëtare pothuaj në të njëjtën kohë dhe gati me të njëjtin ritëm si a ii urbanizimit të botës. Qytetet shpenzojnë më shumë se 75 përqind të tërë energjisë dhe janë kontribuues të sasive të njëjta të gazit të emetuar nga efekti i serës. Prandaj, qytetet duhet të jenë pjesë përbërëse e angazhimeve për zbutjen e saj. Zvogëlimi i kontributit të qyteteve në ndryshimet klimatike dhe rrezikshmëria e qyteteve nga këto ndryshime klimatike duhet të shihet si një shans historik për të përmirësuar kushtet jetësore të të gjitha grave dhe burrave, duke i përfshirë segmentet më të rrezikuara të popullatave tona urbane. Angazhimet për adaptim dhe zbutje kërkojnë planifikim të përmirësuar të shfrytëzimit të tokës, një infrastrukturë më të fuqishme dhe ndërtim më të zgjuar.

Unë nuk mund të paramendoj ndonjë iniciativë më të mirë se sa kombinimi i këtyre angazhimeve për t’i bërë qytetet dhe qendrat e mëdha tona më të gjelbra dhe më të sigurta dhe më të barabarta. Porosia ime për ju sot është sfidat e ndryshimeve klimatike dhe varfërisë urbane janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën, që të dyja varen nga bërja e qyteteve tona më të harmonishme.

Shkarko: WHD në PDF 

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje