Lajme dhe Ngjarje
Aprovohet PZHU-ja e Ferizajt
Procesi
tre-vjeçar i përgatitjes së Planit Zhvillimor Urban të Ferizajt ka përfunduar
me aprovimin e tij nga ana e Kuvendit Komunal në seancën e fundit me 29 Janar
2009. Përgatitja e këtij plani i ishte besuar kompanisë Intech, e cila e përfundoi
atë në vitin 2008. Ferizaj është komuna e katërt e MuSPP-it e cila e kompletoi
dhe e aprovoi planin e saj hapësinor. Me këtë rast do të fillojë edhe
implementimi i këtij plani, ku do të fillojë edhe realizimi i projekteve
kapitale bazuar në planin e miratuar.
Përveç punës
së pastër teknike të bërë nga kompania konsulltuese, ky proces u pasua me
takime publike, konsultime dhe me vlerësime të ndyrshme për kualitetin e këtyre
planeve nga ana e akterëve të ndryshëm nga sektori publik, organizatat
joqeveritare, komuniteti i biznesit, mediat dhe qytetarët në përgjithësi.
Përkrahje
planit I është dhënë edhe me anë të deklaratës së Vizionimit bërë nga pjesëmarrësit
e gjatë punëtorisë së Vizionimit, të mbajtur në Ohër në vitin 2007. Kjo punëtori
ishte organizuar nga Programi I Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në
Kosovë në bashkëpunim me Friedrich Ebert Schtiftung Programme në Kosovë. Kjo i
dha mundësi përfaqësuesit të kompanisë konsultuese ti dëgjojë opinionet e
qytetarëve dhe përfaqësuesve të komunës. Rezultatet e punëtorisë më vonë u
prezentuan para një mase të madhe qytetarësh. Karakteri pjesëmarrës i procesit
të vizionimit u kurorëzua me dorëzimin e Deklaratës së Vizionit te Kryetari i
Komunës së Ferizajt, në verë të vitit 2007, nga ana e Këshillit Joformal të
Shoqërisë Civile, grup ky i formuar për qëllim të mobilizimit të shoqëisë
civile që aktivisht të marr pjesë në procesin e planifikimit.
Vendimi i
Kuvendit Komunal të 29 Janarit, ia dha qytetit dokumentin i cili do të shërbejë
si udhërrëfyes për zhvillimet e ardhshme.