Lajme dhe Ngjarje
Programi i mbështetjes së komunave në planifikim hapësinor prezentohet në në takimin e koordinimit të donatorëve në MAPL
Ekipi i UN-HABITAT u ftua ta prezentojë Programin e Mbështetjes
së Komunave në Planifikim Hapësinor në takimin e koordinimit të donatorëve,
organizuar me 17 Mars 2009 nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Në
fjalën e tij hyrëse, Ministri Sadri Ferati e nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së
komunave kosovare nga donatorët në çështjet që kanë të bëjnë me ngritjen e
kapaciteteve dhe mbështetjen teknike në implementimin e projekteve.
Arijeta Himaduna, zyrtare e UN-HABITAT/MuSPP, i
prezentoi objektivat dhe aktivitetet e planifikuara të MuSPP-it për 2008-2011,
të fokusuara në përmirësimin e kualitetit jetësor të qytetarëve të Kosovës përmes
zhvillimit të planifikuar. Ajo i përmendi disa fusha kryesore të MuSPP-it ku përfshihet
konsolidimi i procesit të planifikimit, mbështetja e projekteve kapitale që kanë
të bëjnë me planifikim, përmirësimi i kushteve jetësore, siguria për banorët që
jetojnë në vendbanimet joformale, mbështetja e komunave për bashkëpunimet ndër-komunale
dhe planifikimi regjional si dhe ngritja e kapaciteteve në nivelin qëndror në
mbështetje të komunave në detyrat projektuese. Znj. Himaduna vuri theks edhe në qasjen e
bazuar në projekte si pjesë e implementimit të programit dhe në mbështetjen
teknike profesionale për planerët komunal.
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të ICO-së, UNDP-së,
USAID-it, Bankës Botërore, OSBE-së, Zyres Zviceriane si dhe përfaqësues nga
qeveritë lokale dhe komunale.