Lajme dhe Ngjarje
UN-HABITAT-i në Kosovë që nga viti 1999
Që prej përfundimit të konfliktit ushtarak më 1999, Kosova
ishte e papërgatitur dhe nuk kishte mundësi që tu përgjigjej nevojave për rindërtim
dhe zhvillimit të shpejtë urban. Në atë kohë ishte mëse e nevojshme nevoja për
mbështetje në sferën e pakontrolluar të zhvillimit urban. UN-HABITAT-i ishte në
grupin e parë të agjensive zhvillimore që iu përgjigj kësaj nevoje. Mandati i
saj i dhënë nga Asambleja e Përgjithshme e KB-së ishte që të promovojë qytetet
e qëndrueshme si nga ana shoqërore e poashtu edhe ana e mbrojtjes së mjedisit me
qëllim të ofrimit të strehimit adekuar për të gjithë.
Për shumë vite, UN-HABITAT-i e promovoi qeverisjen e mire,
ruajtjen e sigurisë, zhvillimin e qëndrueshëm të vendbanimeve njerëzore dhe
planifikimin hapësinor gjithpërfshirës në Kosovë dhe më gjerë në regjion. Intervenimet
e para të UN-HABITAT-it kishin të bënin me themelimin e institucioneve, si
Drejtoria për Pronë dhe Banim dhe Agjensioni Kadastral i Kosovës që kishin të bënin me çështjet pronësore, por
edhe me ndërtimin e kapaciteteve për menagjim efikas të qeverive komunale, përmes
disa programeve si: Programi i qeverisjes lokale, Programi i mbështetjes së
komunave, Programi i menagjimit dhe planifikimit urban, Programi i Qeverisjes
dhe Planifikimit Zhvillimor, ku tri programet e fundit ishin të financuara nga
Qeveria holandeze.
Tani më, UN-HABITAT-i e implementon fazën e dytë të
Programit të Mbështetjes së Komunave në Planifikimin Hapësinor (MuSPP2) financuar
nga Qeveria suedeze përmes Sida-s. Ky program është vazhdim i fazës së parë që
filloi në 2005 dhe përfundoi me 2008. Përmes aktiviteteve të parapara për 3
vjet, MuSPP2 do ti mbështet komunat partnere në konsolidimin e planifikimit
gjithpërfshirës urban dhe hapësinor, implementimin e projekteve kapitale dhe
fuqizimin e kapaciteteve të tyre për kooperim ndërkomunal dhe ndërkufitar.
Motoja e MuSPP-it është Making Better Cities Together përmes
së cilës përmirësimi i jetës së qytetarëve mund të arrihet vetëm përmes punës
dhe planifikimit të përbashkët. Faza e parë e MuSPP-it u koncentrua në 6 qytete
të Kosovs, duke i mbështetur këto komuna në hartimin e Planeve Zhvillimore
Komunale dhe Planeve Zhvillimore Urbane. Qëllimi ishte që të ju ndihmojë
komunave në planet që do të jenë strategjike, të orientuara në projekte dhe të
hartuara në mënyrë gjithpërfshirëse, pjesëmarrëse dhe në mënyrë të
ndjeshme-gjinore.
Sot shumnica e këtyre komunave i kanë kompletuar këto plane
dhe janë në fazën përgatitore të hartimit të planeve regulative urbane dhe shërbejnë
si bazë për projektet e implementuara nga investitorët publikë dhe ata privatë.
Faze a re e programit, MuSPP2 ka qasje regjionale dhe promovon bashkwpunimin e afërt
në mes të komunave, që operon përmes katër qendrave dhe promovon mbështeje të
kufizuar për komunat e reja.
MuSPP 2 aplikon dy metoda kryesore për ngritjen e
kapaciteteve urbane siç janë: mbështetja në punë dhe mësimet e nxjerra. Mbështetja
në punë bëhet përmes ekipeve të MuSPP-it të kompozuara nga zyrtarë ndërkombëtarë
dhe lokalë që ju asistojnë komunave në identifikimin e projekteve kapitale si
rezultat i procesit të planifikimit. Kjo metodë siguron që procesi i
planifikimit të jetë pjesëmarrës, gjithëpërshirës dhe i orientuar në projekte.
Përmes implementimit të tij, MuSPP ka kryer projekte të
ndryshme, aktivitete dhe ngjarje të cilat kontribuan drejt zhvillimit të qëndrueshëm
të vendbanimeve.
Adresimi i problemeve të vendbanimeve joformale është pjesë kritike që ka të bëjë me
zhdukjen e varfërisë dhe përmirësimin e qeverisjes në Kosovë, prandaj kjo ishte
një objektivë e programit të MuSPP-it. Dhjetëra konferenca, punëtori dhe takime
të mbajtura me partnerë të ndryshëm.
Transporti dhe lëvizshmëria
është njëra nga
komponentet kryesore të programit. Transporti jomotorik është një nga çështjet në
fokus në lidhje me aktivitetet e bashkëpunimit ku janë të involvuara partnerë të
ndryshëm duke përfshirë edhe agjensi ndërkombëtare dhe lokale, OJQ dhe
organizata të shoqërisë civile në përgjithësi.
Turneu kulturor, ishte ngjarje që kishtre të bënte me promovimin
e transportit jo-motorik me theks të veçantë biçiklizmin. Kjo tregoi se si
promovimi i transportit ka të bëjë me sport, rekreacion dhe promovim të vendeve
të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Turneu kulturor do të hyjë në kalendarin e
aktiviteteve në Kosovë, dhe gjithashtu do të bëhet pjesë e Ditëve të Trashëgimisë
Botërore dhe Javës Evropiane të Lëvizshmërisë që mbahen në Tetor.
Duke e konsideruar eksperiencën e kaluar në Kosovë në
lidhje me fatkeqësitë natyrore, MuSPP2 e krijoi një ekipë modeste që do të ju
ndihmojë komunave për ndërmarrjen e nismës për ta menaxhuar me vlerësimin e dëmeve
si një nga komponentat e Planeve Komunale dhe atyre Urbane. Shumë komuna janë
goditur nga fatkeqësitë natyrore siç janë përmbytjet, zjarret në male ndonëse
edhe ndërtesat që janë ndërtuar në dekadën e fundit jo çdo here i përmbushin
standardet ndërtimore për zonat e rrezikuara nga tërmetet. Kjo është një nga
arsyet primare se pse kjo çështje duhet të njihet dhe të adresohet seriozisht në
këto plane.
Programi MuSPP2 gjatë zbatimit të tij në tërësi do të punojë
ngushtë me institucionet e nivelit qendror dhe lokal por gjithashtu edhe me
shoqërinë civile me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve të tyre duke ua dhënë
mundësinë e përmbushjes së obligimeve që kanë të bëjnë me planifikimin hapësinor
dhe hartimin e prjekteve, implementatimin dhe monitorimin, duke u dhënë njohuri
vajzave dhe djemve por edhe të meshkujve dhe femrave lidhur me interesa te
ndryshme dhe nevojat e tjera.
Source: Artikulli është publikuar në: Edicionin
e KFOR-it MIKE, Mars 2009