Lajme dhe Ngjarje
Mitrovica miratoi Planin Zhvillimor Komunal dhe Urban
Kuvendi
Komunal i Mitrovicës miratoi Planin Zhvillimor Komunal(PZHK) dhe Planin
Zhvillimor Urban(PZHU), gjatë seancës komunale mbajtur me 4 Maj 2009, hartuar
nga konsultantët e kompanisë kosovare Lin-project dhe asaj Metron nga
Zvicrra. Drafti i parë i këtij plani është vënë në shqyrtim publik në Dhjetor të
vitit 2008. Mbështetje të madhe këtyre planeve iu dha në formë të deklaratës së
vizionit hartuar nga pjesëmarrësit gjatë punëtorisë së vizionimit, e mbajtur në
Shkup nga 11-15 Janar, organizuar prej anës UN-HABITAT-it.
Gjatë kësaj
seance,Drejtori i Urbanizmit në Komunë, Mehdi Bala theksoi se sugjerimet e bëra
nga Kuvendi në seancat e mëhershme janë inkorporuar në versionin përfundimtar të
planit. Ai e përmendi edhe procesin e gjatë të hartimit të planeve ku u mbajtën
takime, punëtori, debate publike dhe një kampanjë informuese, që quan në verzionin
final të këtij dokumenti.