Lajme dhe Ngjarje
MuSPP dhe akterët për ngritje të sigurisë nga rruga në shkollë
Me 14 Maj 2009, Programi i Mbështetjes në Planifikimin Hapësinor
Komunal në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Mitrovicës dhe Shkollën Fillore
Meto Bajraktari organizuan një punëtori në qasjen e sigurtë në shkollën fillore. Kjo puntori mblodhi së bashku përfaqësues
nga kuvendi komunal, mësimdhënës, përfaqësues të Handikos-it, pjesëtarë të
Policisë së Kosovës, prindër, nxënës dhe banorë të lagjes.
Qëllimi i puntorisë kishte të bënte me identifikimin e problemeve
me të cilat ballafaqohen nxënësit gjatë shkuarjes në shkollë dhe në të njetën
kohë të gjenden ide të reja për zgjidhjen e problemit duke involvuar edhe akterë
të tjerë.
Drita Nushi, këshilltare e MuSPP-it nënvizoi se roli i programit
ka të bëjë me mbështetjen dhënë autoriteteve komunale në çështjet që kanë të bëjnë
me lëvizshmëri dhe ngritjen e sigurisë së nxënësve gjatë rrugës së tyre për në
shkollë.
Punëtoria filloi me një ecje në rrethinën e shkollës duke identifikuar
vendet e rrezikshme, marrjen e shënimeve dhe vëzhgimin e rjedhës së trafikut. Pas
ecjes, punëtoria vazhdoi me mbushjen e pyetësorit, që mw vonw pasoi me
identifikimin çështjeve kyçe të sigurisë, që kishin të bënin me parkimin illegal
tw veturave në trotuar, mungesën e shenjave të trafikut dhe zebrave për kalim në afërsi të shkollës, shpejtësia e madhe e veturave në rrugën dykahëshe dhe
mungesa e mbrojtëseve në vendndërtim. Megjithkëtë, nga nga çështjet e identifikuara që u përmend më së shumti
ishte mungesa e ndalesës së hyrjes së veturave në oborrin e shkollës, që e vë në
rrezik lëvizjen e fëmijëve për në shkollë.
Problemet, gjetja e zgjidhjes si dhe involvimi i akterëve të tjerë,
nga të pranishmit u vendosën ne letra të vogla që më vonë u kapën në hartën e
asaj lagjeje. e vendosur nw sallwn e mwsimdhwnwsve ku u mbajt puntoria. Identifikimi
i problemeve u pasua me diskutim.
Gjetja e zgjidhjeve do të jetë temë e punëtorisë së ardhshme e
paraparë të mbahet me 29 Maj 2009.