Lajme dhe Ngjarje
Vështrimi i zonës historike të Prizrenit
Prizreni është një nga komunat më interesante në Kosovë sa i përket trashëgimisë
kulturore. Mbrojta e saj është një nga kushtet kryesore që kanë të bëjnë me miratimin
e planit të konzervimit të qytetit historik të Prizrenit, miratuar në dhjetor të
2008. Komuna dhe MUSPP-i në Prizren janë duke punuar së bashku në identifikimin
e mundshëm të projekteve të investimeve kapitale të cilat nuk do ta dëmtojnë
trashëgiminë ekzistuese por që do të kontribuojnë në zhvillimin e qytetit.
Me 15 dhe 18
Korrik 2009 komuna së bashku me ekipën e MUSPP-it organizuan një shëtitje në
zonën e vëzhtrimit brenda zonës historike të Prizrenit, si hap fillestar për
identifikimin e projekteve potenciale.
Përfaqësuesit
a Asociacionit të Artizanëve (dega e grave), komuniteti i biznesit, Këshilli i
Ekspertëve, arkitektët lokalë, përfaqësuesit e personave me aftësi të kufizuara,
OJQ-të që merren më trashëgimi kulturore, ambient, art dhe grupe tjera interesi
që e përbëjnë ekipën e akterëve, morën pjesë në këtë vëzhtrim terreni.
Gjatë vështrimit
shumë ide interesante, propozime dhe recomandime u nxorrën nga pyetësorët e
plotësuar nga pjesëmarrësit.
Konkluzat
nga vështrimi i terrenit do të prezentohen në shtator, para një grupi të akterëve
duke përfshirë edhe pjesëmarrësit që ishin pjesë e vëzhgimit.
Rezultatet
do të përdoren nga ekipa teknike e projektit në mënyrë që të harmonizohen
propozimet e tyre me propozimet e nxjerra nga vështrimi i terrenit. Kjo do të
ndihmojë në identifikimin e projekteve kapitale që do të mund të
implementoheshin në mënyrë të përbashkët nga komuna dhe MuSPP-i.
Aty u pa nevoja për lidhjen e qendrës së Prizrenit
(Shatervan) me linjat e lëvizshmërisë kryesore rreth qendrës me qëllim të
përmirësimit të qasjes në pjesë të tjera të komunës, përmirësimin e mjdisit të
ndërtuar, dhe krijimin e mundësisë për zhvillim ekonomik. Kjo qendër është poashtu
e identifikuar si zonë komerciale, prandaj ky projekt vlerësohet si inkurajues
për njësitë dhe bizneset e vogla.
Autoritetet lokale ballafaqohen me një detyrë të vështirë në balancimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore duke iu përshtatur sfidave të së sotmes dhe të së nesërmes, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me përmirësimin e infrastrukturës urbane të qytetit në ngritje të cilësisë së jetës së qytetarëve.
Më shumë në Foto galerinë e MuSPP-it: Vështimet e Zonës