Lajme dhe Ngjarje

Aktivitetet e MuSPP-it u prezentuan në Takimin Koordinues të donatorëve

UN-HABITAT-i e prezentoi Programin e Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal i financuar nga Sida në Takimin Koordinues të Donatorëve organizuar nga Ministria e Pushtetit Lokal, me 18 Shtator 2009.

Përfaqësuesja e UN-HABITAT-it i prezentoi objektivat dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të MuSPP-it të planifikuara për periudhën 2008-2011, të cilat fokusohen në kualitetin e jetës së qytetarëve përmes zhvillimit të planifikuar. Mbështetja e MuSPP-it për projektet kapitale që kanë të bëjnë me planifikimin, përmirësimi i kushteve të jetës dhe siguria për grupet e rrezikuara që jetojnë në vendbanimet joformale janë objektivat kryesore të programit.

Ky prezentim e theksoi edhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme të UN-HABITAT-it në aktivitetet e planifikuara të komunave. Faza aktuale e programit fokusohet në projektet e investimeve kapitale që janë hartuar me proces pjesëmarrës, të identifikuara dhe që janë bërë prioritare gjatë procesit të planifikimit hapësinor.

Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që operojnë në Kosovë dhe përfaqësues të qeverisë qendrore dhe asaj lokale.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje