Lajme dhe Ngjarje
Juniku prezenton draft profilin për Planin Zhvillimor Komunal
Drafti i parë i profilit komunal për Planin Zhvillimor të Junikut
u prezentua në takimin publik të mbajtur në lokalet e Kuvendit Komunal. Në
takim ishin prezentë përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,
përfaqësues të komunës fqinje Deçanit, Kfori Italian, OSBE-ja, ekspertë komunalë
dhe një numër i banorëve vendas.
Qëllimi i këtij takimi ishte informimi i publikut për progresin e
arritur në procesin e bërjes së PZHK-së. Draft profili i PZHK-së është faza e
parë e procesit të planifkimit që është ndërmarrë nga komuna, në mbështetje
teknike të UN-HABITAT-it, që e përfshin zonën urbane të Junikut, së bashku me
dy fshatrat e tij, Jasiq dhe Gjocaj.
Prezentimi kryesisht përbëhej nga pozita e Junikut në Planin Hapësinor
të Kosovës, zonat funksionale, infrastruktura sociale, zhvillimi ekonomik,
aspekti fizik i infrastrukturës, transporti, mjedisi, vendbanimet dhe nga
sfidat zhvillimore të Junikut.
Prezentimi u bë nga ekipa e MuSPP-it përbërë nga stafi teknik I
UN-HABITAT-it dhe ekipa komunale e planifikimit. Ekipa mbështetet edhe nga
organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufi, e cila e pregatiti Planin Zhvillimor
Urban në 2008/9.